Në kuadër të Javëve Kulturore Ndërkombëtare mbahet nga 1-6 shtator Java Kulturore Hungareze.
Kryeministri Edi Rama u shpreh dje se, deri më 6 shtator, Java e Kulturës Hungareze, me tingujt magjepsës të koncerteve live, të muzikës klasike, performancave folklorike tradicionale, ekspozitave, e plot aktivitete të tjera, do të mbushë plot gjallëri qytetet tona.
Sot në Sheshin Italia në kryeqytet do të mbahet Festa e Madhe Hungareze. Grupi folklorik Szinvavölgyi Néptáncműhely do të sjellë në kryeqytetin tonë një performancë që premton shumë gjallëri dhe emocion.
Szinvavölgyi Néptáncműhely spikat për ndjenjën jashtëzakonisht të zhvilluar të ritmit, improvizimin dhe lëvizjet energjike, të cilat do të krijojnë një atmosferë festive nën ritmin e kërcimit dhe notave muzikore.
Gjithashtu në Muzeun Etnografik Elbasan sot do të bëhet hapja e madhe e ekspozitës së artistit të njohur modern digjital, Péter Vanicsek, si pjesë e Javës Kulturore Hungareze.
Qytetarët mund të përjetojnë veprat e tij novatore që ndërthurin teknologjinë me krijimtarinë dhe ofrojnë një perspektivë të re mbi artin digjital.
Ekspozita do të jetë e hapur gjatë gjithë javës, duke i ftuar të interesuarit të eksplorojnë dhe të shijojnë këtë ndërthurje të veçantë të artit dhe teknologjisë. atsh/A.K./TemA
Po per ke shesh e ke fjalen O Kryeminister ??? Sheshit Skenderbe i ke nderuar EMRIN dhe ja ke vene sheshi ITALIA ??? Edhe Pallatin e Kultures prandaj e quan Institucion Italian . Isha ulur ne nje nga ato Stolat qe ka vene Lali Eri dhe me ra ne sy emertimi i Pallatit te kultures ???Po kujt ja kemi BORXH O Kryeminister se eshte ndertuar qekur smbahet mend ??? Po Pallati i Kultures i joni ku eshte ,jo per gje po ta dime ???
Hungaria eshte nje vend i betuar Anti-Shqiptar . Ku i gjen ky bastard hajdut Kryeminsiter dhe ben miqesi me gjithe kombet antishqiptare , si Serbia, Hungaria etj