Rama: Mozaiku i Tiranës përfaqëson një ndërthurje mes ruajtjes së trashëgimisë arkeologjike dhe arkitekturës bashkëkohore

2 Shkurt 2026, 15:06Kulturë TEMA
Rama: Mozaiku i Tiranës përfaqëson një ndërthurje mes

"Mozaiku i Tiranës nominohet për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026” nga ArchDaily

Projekti “Mozaiku i Tiranës – Ndërhyrje Kulturore”, i realizuar nga SONarchitects, përfaqëson një ndërthurje mes ruajtjes së trashëgimisë arkeologjike dhe arkitekturës bashkëkohore.

Ky nominim e pozicionon Tiranën në skenën ndërkombëtare të arkitekturës, si një shembull të dialogut mes historisë dhe së tashmes" - shkruan Rama në fb.

A.K./TemA

9 Komente

  1. A
    Arb

    Nje shembull se si arkitektura moderne shpërfill në mënyrë të neveritshme arkeologjinë. Për këtë motivacionin e meriton çmimin ky ndërtim i neveritshëm.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sprint

      Ke plotesisht te drejte. Per me te per, ne vetekenaqesine e tij, ky trangull, flet fare pa mend e pa lidhje. Nje mozaik eshte vetem nje objekt e nuk mundet te nderthure asgje persa i perket arkitektures bashkekohore. Por ka vite qe Rama vete flet e vete degjon. Gjynah vetem qe mediat jane bere kasnece tellalle te cdo brockulle te tij e na e servirin per lajmi.

      Përgjigjjuni
    2. D
      Dinjitet

      Veper me te vertete dinjitoze qe ve ne pah me shume elegance lashtesine e vendasve nepermjet relikeve arkeologjike. E meriton vleresimn e bere edhe nga ekspertet e huaj!

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sqepari

        Mund te mos funksionoje Kritika per levizje e zhvillime ekonomike e politike, por qe nuk e leviz njeri prapanicen nga shoqeria civile (se median mjerane nuk ve me hesap) te zhvilloje mendimin e frymen kritike ne art e kultures, qe Tek ne nuk ekziston. Ne letersi gelojne krijime e cmime qe ta shpifin, por qokat e miqve per to mbushim gazeta e kronika Tv.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Na ruajt zoti

          Super

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sander

            e keni pare muzeun e ri arkeologjik te Egjiptit per ndertesen e kem fjalen pa tjeter moderne duhet ndertesa kurse artefaktet dhe historia qe kane brenda mos ndryshojne dhe mos i bejne qesharake helene dhe romakesic e kane zakon perfshi ketu edhe mediat

            Përgjigjjuni
            1. A
              Avaz

              Mozaiku eshte gjetur ne nje domus, dmth vile romake. Domus nuk ndertonin as greket, as egjiptianet, as fenikasit, iliret, keltet apo gjermaniket Jo e Jo. Ne te gjithe boten, kur thua domus, dmth nje kompleks banimi me kritere tipike, nenkuptojne ndertim romak, te periudhes romake, me tradite, rregulla norma dhe ligje romake, me parà dhe taksa romake. Une nuk e di ku jeton ti, por do beje mire te futeshe ne ndonje muze ndonje dite e te familjarizohesh nje fije me materialet e lashtesise. Keto makinat qe qarkullojne ne Shqiperi, sipas teje, jane prodhuar ne Tirane apo ne Gjermani, France, Japoni, Indi, Shba? Merru me zanatin tend e mos fol per gjera qe nuk i di. Mozaiku eshte qartazi veper sipas kritereve paleokristiane te huazuara nga tradita e mozaikeve te Ravenes. Po qe Berati dhe Gjirokastra jane te stilit dhe periudhes osmane ta ka thene njeri?

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tyrk Telesehir

                Cfare ben ekspertin o Zeqo,,Greket kane ndertuar Oikos para se Romaket te benin Romen,,Me ligje dhe Taksa dhe Quhet Dhimo-Kratia ..Pra Nje sistem Qeverises ne rang Prefekture….Minoanet ne Krete kane Oikia qe ti ju thua Domus ne Latinisht,,ka Civilizime te tjera para Romakeve pra Vila me rruge dhe lagje e me mosaic e Piktura para 6 mije vjetesh me sistem me te zhvilluar se te Romakeve…Troja ,Efesi Gjigandi i Rodit,Alessandra,Babilonia me kopshtet e Saj jane para Romakeve,,Azteket kane te njejten formule ..Gjirokastra dhe Berati Jane te stilit Osman sot Po para 1500 kane qenur te stilit Byzantine…

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Avaz

                  O belul, nuk kam shkruajtur qe boten e shpiken romaket. Por se Domuset, si banesa tipike vilash jashte zones urbane jane tradite e tyre dhe gjenden vetem ku kishte familje te pasura ne territorin e republikes apo perandorise romake. Mozaiket neper kisha nuk i vune babilonasit e as maqedonasit, por romaket. Kisha e pare nuk eshte ndertuar ne Athine apo buze Nilit, por ne Rome dhe ate e kane marre per model si bizanti ashtu dhe myzeqeja. Qerre ka pasur edhe ne myzeqe, por automobilat i shpiken ne Gjermani. Sipas teje benzin qe Hitleri i dhuroi mbretit zog duhet t jua shesim turisteve si prodhim i punishteve te Tiranes e keshtu do behemi patriote duke na qeshur dynjaja.

                  Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje