Rama: Panairi “Fun Fair” dedikuar fëmijëve në sheshin “Italia” (VIDEO)

19 Shtator 2025, 09:07Kulturë TEMA
Rama: Panairi “Fun Fair” dedikuar fëmijëve në sheshin

Tirana do të shndërrohet në kryeqytetin e argëtimit për fëmijët nga data 19 deri më 21 shtator, me organizimin e panairit “Fun Fair ’25”.

I organizuar në sheshin “Italia” në kryeqytet, ky panair 3-ditor premton një eksperiencë të paharrueshme për më të vegjlit, me surpriza, lojëra, aktivitete kreative, argëtim dhe inovacion.

Kryeministri Edi Rama e konsideroi këtë një fundjavë dedikuar fëmijëve dhe familjeve, me aktivitete argëtuese, krijuese dhe edukative.

Rama u shpreh se “panairi do të sjellë hapësira lojërash, punëtori arti, performanca dhe surpriza të bukura për të vegjëlit, duke e kthyer sheshin “Italia” në një vend takimi plot energji e ngjyra”.

Gjatë ditëve të panairit fëmijët do të njihen me ekspozita me piktura dhe instalacione, lojëra kreative e argëtuese, aktivitete artistike të ndryshme. Në skenën magjike të “Fun Fair”, gjatë të tre ditëve, do të shfaqet një program i veçantë me numra artistikë që janë përgatitur posaçërisht për fëmijët.

Kjo iniciativë është pjesë e vizionit të ri për zhvillimin e kulturës dhe inovacionit tek fëmijët, duke i përfshirë ata në aktivitete sociale dhe zbavitëse. “Fun Fair synon të sjellë jo vetëm argëtim, por edhe edukim përmes lojës dhe inovacionit.

Aktiviteti vjen në bashkëpunim mes institucioneve të linjës dhe mbështetet nga MEKI dhe Bashkia e Tiranës.

Lini një Përgjigje