Rama: Shqipëria, shembulli i një vëllazërie fetare për mbarë botën

25 Janar 2025, 15:43Kulturë TEMA
Rama: Shqipëria, shembulli i një vëllazërie fetare për

Kryeministri Edi Rama deklaroi se, “Selia e Kryegjyshatës do të ketë status të veçantë”.

I pranishëm ceremoninë e 95-vjetorit të vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri, Rama tha se, “Shqipëria është shtet unitar, nuk është shtet federal, Komunitetet e tjera fetare nuk kanë arsye të shqetësohen, është trajtim i merituar i një komuniteti që e ka qendrën botërore në Shqipëri”.

Kryeministri vuri në dukje se, të tjerët do ta kishin shpikur, por ne e kemi.

Rama tha se, “një emblemë e tillë i jep Shqipërisë edhe më shumë dritë të vëmendjes dhe respektit si shembull i asaj harmonie as shumë të bekuar dhe të kërkuar sot, të cilën Papa Franceku, kur erdhi këtu e pagëzoi si shembullin një vëllazërie fetare për mbarë botën”.

Kryeministri u shpreh se, “ne jemi një shembull i vëllazërisë fetare për mbarë botën, dhe ska gjë më të mirëseardhura që Bektashinjtë t’i kemi emblemë që do të thithë shumë njerëz nga mbarë bota, që kur të vijnë do të shohin sesi jetojmë në harmoni kishat dhe xhamijat”, u shpreh Rama.

“”Mos shiko fenë e tjetrit por shiko zemrën e tij” na këshillon profeti Muhamet dhe në këto fjalë të një thjeshtësie madhështore qëndron thelbi i kësaj dite këtu, dhe të gjitha këto fjalë që i themi sipas protokolleve nuk është aspak e vështirë të ndjesh në tonin e të gjithë klerikëve të tjerë, një respekt të veçantë. Sepse nuk është respekti i klerikëve ndaj klerikëve, por i shqiptarëve ndaj shqiptarëve dhe për shqiptarët.

Nuk kemi ca të diskutojmë sepse të gjithë klerikët e tjerë përfaqësues legjendarë të komuniteteve të tjera për gjuhën shqipe, pavarësinë e me radhë ishin atje si shqiptarë, ndërsa bektashinjtë erdhën si bektashinj dhe duke sjell fjalët e profetit “paqja e zotit qoftë mbi të“ unë besoj se pikërisht mos shiko fenë e tjetrit por zemrën e tij është deviza që Shqipëria duhet ta forcojë dhe mbrojë vetveten në kushte e një bote ku dalja menç po bëhet një sëmundje kronike e këtij shekulli”, tha Rama.

“Luajnë mendsh grupe, luajnë mend tufa njerëzish, luajnë mendsh shtete por ne nuk kemi luksin të luajmë mendsh se jemi dhe shumë pak dhe ashtu si dikur, në agimin e rilindjes kombëtare, teqetë nuk ishin, e thashë, entitete ekskluzive të një komuniteti fetar por ishin qendërza lokale të dialogut, të harmonisë, të vëllazërisë mes atyre shqiptarëve që gjendeshin rreth e rrotull atje pavarësisht besimeve, ashtu Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve mund të transformohet në një realitet shqiptar ndërkombëtarisht tërheqës ku njerëzit e çdo feje dhe kombësie, ndër plot nga ata që vijnë dhe do vijnë gjithmonë e më shumë në Shqipëri të mund të hyjnë në portën e hapur të një shteti simbolik, pa mure, pa polici, pa ushtri, pa taksa apo atribute të tjera por një seli, një shtet shpirtëror që e pret çdo vizitor me devizën”, tha Rama.

Kryeministri vuri në dukje se, “Ne nuk jemi këtu për të ndarë, ne jemi këtu për të bashkuar” dhe natyrisht, kjo patjetër që do t’i japë edhe këtij komuniteti mundësinë të mbijetojë sepse patjetër që do t’i shtohen ndjekësit, patjetër që do t’i shtohen simpatizantët, patjetër do të gjendjen njerëzit, grupet, entet që nuk do t’i lënë pa pasardhës këta baballarë këtu, nuk do t’i lënë pa frymë bektashizmi teqetë, nuk do t’i lënë zona të tëra të Shqipërisë të shikoni hartën këtu sesi kanë qenë të shpërndara dhe sesi janë sakatuar nga lloj lloj duarsh dhe jo vetëm nga komunistët që të jemi të qartë dhe jo vetëm nga brenda por dhe nga jashtë.”

“Është një borxh që ne mund ta njohim dhe duhet ta njohim them unë si shqiptar ose mund ta injorojmë dhe po si shqipo t’i bëjmë vetes dhe një të keqe tjetër dhe të regjistrohemi në listën e shqipove që i kanë bërë shumë të këqija këtij vendi. Unë për veten mund të mos jem i zoti të bëj të gjithë ato të mira që duan shqiptarët por emrin tim në listën e atyre që i kanë bërë keq këtij vendi, nuk e fus. Zoti nuk të pyet çfarë je, Zoti të pyet kush je. Dhe këto janë fjalët e kryegjyshit të admirueshëm Baba Reshatit, i ndrittë shpirti aty ku është”, tha Rama.

Kryeministri tregoi se, ka ka pasur privilegjin ta njoh personalisht Baba Reshatin. “Një njeri i madh sa thjeshtësia e tij. Dhe mund ta them këtu sot se nuk më ka rënë ndonjëherë rasti të shprehem për të, Baba Reshati nuk ishte thjeshtë një udhëheqës fetar. Unë kam pasur biseda me të. I mbaj mend si sot.

Ai ishte mëshirim i humanizmit të bektashizmit, një kryegjysh që jo vetëm fliste për dogmën e bektashizmit me bektashinj jo me mua, apo për fatet e Shqipërisë me të tjerë si puna ime por ato që fliste ai i jetonte dhe ai e jetoi bektashizmin bashke me fatet e Atdheut si të ishin shpirti dhe trupi u tij”, tha Rama.

Kryeministri e vlerësoi këtë takim shumë kuptimplotë ku siç tha ai, “i premtuam njeri tjetrin shpëtimin, mbrojtjen dhe promovimin të gjithë bashkë të kësaj trashëgimie të vyer kulturore kombëtare”./ATSH/

9 Komente

  1. O
    O Zot cfare tjeter do te na shohen site....

    Mooossss..... birazer me sorrollopin e Hanomes tende o citjonezi!? Mos e dhant Zoti....kafshot qe s'kaperdihet osht o Zot ....."vllaznia" me nje korrak turk!

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lami

      Sa do qe mundohesh me një llafollogji te pafund duke u hedhur e stermunduar nga nje dege ne tjetren: patriotizmi dashurija embelsija vellazerija, per te gjithë është e qartë se po i bene qoke dikujt!

      Përgjigjjuni
    2. S
      Shkembi

      Vetem ju qelbesirat e politikes po i vini minat bashkeekzistences fetare. Njeri duke na sjelle klerik agjentet antishqiptar e tjetri duke krijuar minishtete fetare. Nejse, nje dite prape do shkoje haka tek I zoti.

      Përgjigjjuni
      1. I
        Isa H. Dërmaku

        Isa H. Dërmaku KEMI KATËR PESË FE PO KEMI NJË KOMB KEMI NJË ATDHE Secili dhe të gjithë që kanë njohuri pra ditur përkatëse, duhet luten të përgjigjei sa më shkencërisht që të jetë e mundur per pyetjet e mëposhtme: Se cilat janë dëmet per vendin, rajonin the bote, kur radikalt fetar bashkveprojnë me politikaj të papërgjegjeshëm e të pandëgjegjshëm, duk berë përpjekje ekstremisht radikale për të krijuar „mini apo max-i“ shtete fetare në Evropë apo kudo neper betë. Elaborimi i kësaj Ideja sa të mbrapshtë, aq dhe teper të rrezikshme për kombin dhe vendet kudo që synohet nja gjë e tillë aq e ulët pra radikalisht ekstreme, pra brutale. Çfar rreziku paraqet ky synim aq mizor e krejtësiht i papërgjegjshëm dhe armiqësor ndaj paqes dhe demokracive perëndimore dhe aleatve të tyre. Idetë e tilla anti kohë nuk mund të jenë as interesante aq më pak të sinqerta, sepse janë tejet armiqsore me kohën në kohën supermoderne. Duke i marrë shumë seriozisht këto pyetje logjikisht dhe racionalisht drejtuese kah përgjigjet shkenore, pra asosh, që nuk i nënshtrohen kurrë paragjykimeve dhe bindjeve të kotësisë dhe injorancës…, pra ato të lindura nga, padituria, terri dhe frika deri në panik. Natyrisht, elaborimi i një ideje të tillë, ku radikalët fetarë bashkëpunojnë me politikanë të papërgjegjshëm në përpjekjet për të krijuar shtete fetare, kjo gjithësesi ka paraqitur gjatë gjithë historisë dhe paraqet apo përfaqëson sot e kësaj dite një rrezik tepër të madh për stabilitetin jo vetem nacionale e rajonal po është rrezik global për përparimin demokratik. Këto përpjekje, si për krijimin e mini-shteteve apo edhe maxi-shteteve me bazë fetare, janë jo vetëm anakronike në një epokë të supermodernitetit, por janë edhe një kërcënim direkt ndaj vlerave liberale, paqes, lirisë dhe sigurisë në Evropë dhe në botë. Rreziqe me dëme të paimagjinueshme. Rreziqet dhe Dëmet për Vendet, Rajonin dhe Botën Rrezik mbi gjitha rreziqet nuk ka si mos të jetë destabilizimi politik dhe social: Përpjekjet për të krijuar shtete fetare më tepër se vetëm shpesh mbështeten në ideologji thellësisht përçarëse dhe ekstreministe që nxisin ndarje sociale dhe politike. Kjo destabilizon rendin demokratik të ndërtuar në bazën e pluralizmit, laicizmit dhe barazisë për të gjithë qytetarët, duke përkeqësuar marrëdhëniet sa etnike po aq ato ndër-etnike dhe ndërfetare këtu dhe gjithë andej nepër botë. Zezona këto me baza shumë të thella kundërshtimi i vlerave njerëzore dhe demokratike. Sepse, ky apo ato synime bien ndesh me themelet e demokracisë supermoderne, e cila përkrah të drejtat e njeriut, lirinë e besimit dhe sundimin e ligjit. Shtetet fetare, sidomos ato që udhëhiqen nga interpretimet radikale të fesë, kufizojnë këto liri dhe në shumë raste imponojnë ligje të rrepta që cenojnë të drejtat themelore të individëve, sidomos të grave dhe pakicave dhe jo vetëm të tyre. Natyrisht, logjika shkencore na e thotë pa asnjë hamendje, se kjo ka rrezik maksimal për stabilitetin nacinal po ashtu edhe ate ndërkombëtar. Thjesht thënë, krijimi eventual i një shteti fetar ekstremist apo jo ekstermist në një apo shumë zona të caktuar rrezikon të shkaktojë më shumë se vetëm përplasje brutale… në vend dhe me vendet e popujt fqinjë dhe jo vetëm, dhe gjithashtu mund të kthehet në një burim rekrutimi për grupet terroriste ndërkombëtare, sepse edhe ata ka mundësi të thirren për do farë mini shtete fetare. Këto shtete mund të bëhen baza për radikalizimin e të rinjve dhe përhapjen e dhunës ekstremiste në shkallë globale, duke destabilizuar jo vetëm rajonin, por edhe botën në tërësi. Këso idesh të mbrapshta, pra ide anti kohës moderne, janë maksimalisht përçarse jo vetëm nga fushat kulturore, arsimore, ekonomike… si dhe mund të ketë shumë shpejt apo më vonë, mund të arrihet te konflikte civile apo luftërat ndërfetare. Ndërtimi i një shoqërie mbi bazën e një doktrine të ngushtë fetare është një projekt përjashtues, që eliminon diveristetin kulturor dhe imponon një identitet të vetëm. Kjo ka potencialin të shkaktojë përplasje civile, pasi shumë njerëz nuk do të pajtohen me një sundim që shkel pluralizmin kulturor dhe fetar. Intencat apo synimet absolutisht të mbrapshta dhe të rrezikshme që në secilën kohë po na vinë prej ideve ekstermisht radikale apo nga verbëria e interesave egoiste e të sëmuara… Krijimi i shteteve në e me këso bazash fetare nga radikalët ekstrem ishte, është dhe janë një ide e mbrapshtë ferri dhe krejtësisht armiqësore, sepse përpiqet të kthejë prapa orën e përparimit social dhe ekonomik të mbarë njerëzimit. Në vend që të përqendrohen në ndërtimin e shoqërive të hapura dhe progresive, këto grupe që nuk janë as pak e as të parrezikshme po kërkojnë të forcojnë ndarjet dhe përçarjet e gjithanshme. Ideologjitë e tilla jo rrallë nxisin urrejtje dhe diskriminim, duke ndikuar në izolimin dhe segregimin e grupeve të ndryshme shoqërore. Këto përpjekje janë thelbësisht në kundërshtim me vlerat e epokës moderne, të cilat janë ndërtuar mbi themelet e dialogut, bashkëpunimit ndërkombëtar dhe diversitetit. Ndërsa bota po ecën drejt globalizimit dhe bashkëpunimit multilateral, radikalizmat ekstreme fetare po shtojnë përpjekjet për të krijuar shtete të tilla, në shiqim të parë izoluese por në realitet janë pafundsisht armiqësore kundër gjithë progresit të njerëzimit. Realitet absolutisht i pakontestueshëm është se rreziku përmanent për Paqen dhe Demokracinë Perëndimore është tashmë i vërtetuar praktikisht me këso veprime djallëzore. Një nga rreziqet më të mëdha të kësaj përpjekjeje për të krijuar shtete fetare është kërcënimi i drejtpërdrejtë ndaj paqes nacionale dhe asaj globale, lirive universalle pra të natyrshme dhe i demokracive perëndimore. Shtetet demokratike janë themeluar mbi parime të pluralizmit, të tolerancës fetara, i lirisë së shprehjes dhe sundimit të ligjit. Krijimi i shteteve me baza fetare, që tepër shpesh, në fakt përherë, dhunshëm e me frikë nga terrori ekstrem imponojnë interpretimet më të ngushta të ligjeve fetare, të cilat cenojnë të gjitha këto parime humane. Më shumë se kaq, këto ide të rrezikshme përpiqen të përhapin një atmosferë ku ligji i Zotit, pra ligjet fetare…, siç e interpretojnë radikalët të cilët gjithçka synojnë të arrinë me terror, frikë, gjithësei përmes gjakderdhjeve. Pra këto veprime antinjerëzore për radikalët e ekstermeve fetare janë më i rëndësishëm sesa ligji i natyrshëm i njeriut për të jetuar pa frikë dhe plotësisht i lirë. Ide mesjetare pra krejtësisht Anti-Moderne. Një ide e tillë nuk është as interesante dhe as e sinqertë, sepse është në kundërshtim me kohën moderne. Në një botë ku teknologjia, shkenca dhe bashkëpunimi ndërkombëtar kanë çuar drejt përparimeve të mëdha, idetë radikale fetare janë anakronike dhe përfaqësojnë një kthim prapa. Në vend që të ofrojnë zgjidhje për sfidat globale, ato përpiqen të krijojnë kufizime, duke promovuar një vizion të izoluar dhe regresiv të shoqërisë. Përfundim Radikalizmi fetar dhe politika e papërgjegjshme që tentuan dhe po tentojn të prishin Harmoninë, Balancat dhe Tolerancat shekullore Shqiptare, është gabim më shumë se i rëndë, sepse Toleranca, nuk fuqizohet e as nuk nderohet sot as kurë duke punuar për intolerancë më këso farë idesh me këso farë shtetesh fetare, në fakt është një kërcënim i rëndë për paqen, stabilitetin dhe progresin global. Ideologjitë e tilla mesjetare, nuk ka si mos të nxisin ndarje, përçarje dhe dhunë, ndërsa përpiqen të imponojnë një sistem jodemokratik të qeverisjes që është armiqësor ndaj vlerave të përbashkëta të demokracisë, barazisë dhe lirive themelore. Koha është secila kohë për kujdes sa njerëzor aq nacioanle, të ruhet liria shprehjes, liria besimit plurall te ne sepse “Ne kemi katër pesë fe, por kemi një Komb, kemi një Atdhe” , thonte dikur, Mola Idriz Gjilani, hero legjendar i Kosovës dhe shqiptarisë në luftë kundër robërisë serbojugosllave. Ruajtje e kësaj praktike të Tolerancës dhe Harmonisë ndërfetare në jetën praktike shqiptare, është jetike për vet shqiptarët kudo që jetojnë ata.

        Përgjigjjuni
        1. E
          E verteta dhemb....

          Se cka thene Mollahu tregoja gyzeleve te tu ne shtepine tende para se te flene....ok E fute ne bithe kete carcaf..

          Përgjigjjuni
        2. E
          E verteta dhemb......

          Te dhjevsha kapistren jeshil o car me syze. .. Ti je orthodhox o rrocke,sot ti duhet te ishe ne zi, pasi Orthodhoxia humbi Ringjallesin e saj, Mega Anastasion. Sa per adherfiat orthodhoxe shqiptare ju bej me dije se, arkiepiskopi yne i Orthodhoxise nuk do tju mungoi pasi Ai do te prehet ne Tirane,aty ku derdhi mundin e dhuroi dashuri per ju 33 vjet.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Arta

            Ndryshimi i Kushtetutës së Shqipërisë, që të përfshihet një klauzolë si “Selia e Kryegjyshatës do të ketë status të veçantë” në një shtet laik, është një fatkeqësi kombëtare! Një vend me traditë të thellë laiciteti dhe tolerancë fetare si Shqipëria duhet të ruajë barazinë dhe neutralitetin e institucioneve shtetërore përballë të gjitha feve. Shqipëria duhet të marrë si model ligjet evropiane që mbështesin lirinë e besimit, duke lejuar praktikimin e fesë në mënyrë të barabartë dhe pa favorizuar apo diskriminuar ndonjë grup fetar. Në vendet evropiane, ndonëse lejohet ndërtimi i objekteve të kultit, laiciteti ruhet me rigorozitet, duke kufizuar elementët që mund të dëmtojnë qetësinë publike apo që imponojnë besimin tek të tjerët. Për shembull, në shumë vende evropiane lejohet ndërtimi i një xhamie, por pa minare apo altoparlantë që shpërndajnë thirrjet e ezanit, duke ruajtur kështu respektin për të gjithë qytetarët, pavarësisht bindjeve të tyre fetare. Në Shqipëri dhe Kosovë, është shqetësuese prania e altoparlantëve me zë të lartë që fillojnë nga ora 5 e mëngjesit, duke cënuar privatësinë dhe qetësinë e komuniteteve lokale. Kjo praktikë jo vetëm që shkel parimin e laicitetit, por gjithashtu krijon ndasi dhe pakënaqësi mes grupeve të ndryshme shoqërore. Është koha që Shqipëria të ndërmarrë hapa seriozë drejt harmonizimit me standardet evropiane, duke garantuar liri besimi për të gjithë, por njëkohësisht duke mbrojtur karakterin laik dhe unitetin e shtetit. Laiciteti është një vlerë që duhet ruajtur si një shtyllë e rëndësishme e demokracisë dhe harmonisë kombëtare.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Do japësh llogari

              O i papërgjegjësi, ti me shpikjet tuaja do ta prishësh harmoninë fetare!

              Përgjigjjuni
              1. A
                ARBËR PËRJETË

                Hehehe si hajdut që je je shum i zgjuar por edhe shumë i dëmshëm Vodhët sa vodhët na ngritët një institucion të quajtur SPAK Po dënoni disa cironka Tani i fusni edhe një Shtet fetar në emër të fesë Që të fshihni gjithçka që keni vjedhur në këtë Shtet fetar Ide gjeniale , brilante zoti hajdut Jam kurioz kush është autori i kësaj ideje Ideja jote apo e BABËS

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje