Orkestra Simfonike e RTSH-së ka dhuruar një mbrëmje magjike në Shkodër duke sjellë në sheshin para Bashkisë muzikë të përzgjedhur nga kolonat zanore më të njohura të filmave, jo vetëm shqiptarë, por edhe të huaj.
Në këtë mbrëmje, performanca e shkëlqyer e Orkestrës, së drejtuar nga maestro Gridi Kraja, riktheu emocione të paharrueshme tek artdashësit shkodranë, si dhe tek vizitorët e huaj, të cilët e shoqëruan me duartrokitje të ngrohta.
Dirigjenti Kraja shprehu kënaqësinë e përzgjedhjes së Shkodrës për këtë koncert të emërtuar RETRO , si një qytet që e do dhe e mirëpret muzikën.
“Me shumë kënaqësi jemi sot në qytetin e Shkodrës, një qytet që njihet dhe dihet për marrëdhëniet më artin dhe muzikën. Kemi një program që kryesisht mbështetet tek muzika e filmit. U përzgjodh Shkodra sepse ne e dimë që këtu vijnë njerëzit, ne e dimë që shkodranët e duan muzikën.”
Maestro Kraja vuri në dukje se, jo vetëm trupa e orkestrës e luan me shumë kënaqësi muzikën e filmit, por edhe publiku e mirëpret.
“Ne e luajmë me shumë kënaqësi muzikën e filmit sepse është e mrekullueshme, është tërheqëse dhe besoj se edhe për publikun është shumë tërheqëse.
Lini një Përgjigje