Saladini, mbrojtësi i madh i Islamit

21 Tetor 2023, 11:07Kulturë TEMA
Saladini, mbrojtësi i madh i Islamit

I lindur në Tikrit, Mesopotami, Saladini ishte me origjinë kurde. Ai u rrit pranë Damaskut gjatë kohës së Kryqëzatës së Dytë. Vitet e formimit të Saladinit ndodhën gjatë kaosit midis dy grupeve kryesore fetare, sunitëve dhe shiitëve, dhe ku udhëheqësit e krishterë bënin shpesh aleanca me grupet myslimane, për të luftuar muslimanët.

Të afërm me ndikim

Shirkuh, xhaxhai i Saladinit, ishte komandant ushtarak i kryekomandantit të fuqishëm turk Nur ad-Din, i cili luftoi frankët (fiset gjermanike) dhe kryqtarët e krishterë evropianë. Shirkuh u bë sundimtar i Egjiptit në vitin 1169 dhe gradualisht i hapi rrugën Saladinit si Sulltan i parë i Egjiptit.

Saladini bashkoi botën myslimane

Pasi u bë Sulltan i Egjiptit, pasi pushtoi Damaskun në 1174, Saladini synoi të mundte dinastinë myslimane me origjinë turke Oghuz, të njohur si Zengidët, të cilët sundonin Mesopotaminë e Epërme. Ushtria e tyre u shpartallua në Betejën e Hamësnga roja personale e Saladinit. Pas fitores, Saladini u shpall si mbrojtës i sunitëve dhe mori fuqi falë Kalifit të Bagdadit, i cili e njohu si guvernator të Jemenit, Egjiptit dhe Sirisë.

Udhëheqje unike në kohët mesjetare

Saladini fitoi reputacion për mënyrën civile dhe të drejtë të sjelljes. Ai u përqendrua në vënien e drejtësisë, duke shfaqur bujari në mendime dhe vepra. Reputacioni i Saladinit si mbrojtës i Islamit kundër pushtuesve të krishterë i atribuohet kryesisht mposhtjes së Kryqëzatës së 3-të, të udhëhequr nga Rikard Zemërluani i Anglisë dhe dy mbretër të tjerë evropianë. Saladini e ripushtoi Jeruzalemin pa sadizëm brutal apo akte hakmarrjeje.

Diplomaci dhe bujari

Një nga pikat e forta të Saladinit gjatë gjithë karrierës së tij, ishte se ai qe një administrator i mirë. U rrethua me një grup të fortë njerëzish, që ishin të aftë në propagandë dhe përcjelljen e mesazhit të tij. Saladini e mbajti familjen të bashkuar, ndryshe nga shumë që shpesh luftonin mes tyre për pushtet. Saladini ishte bujar dhe shpërblente të tjerët për besnikërinë, gjë që i bëri të mundur t’u besonte të afërmve që vendoste në pushtet.

Saladini dhe Rikard Zemërluani: Armiqtë që admiroheshin

Ishte Saladini ai që shkatërroi fuqinë e krishterë të Rikardit, përmes Betejës së Hattinit në vitin 1187. Mbreti anglez u detyrua të braktiste kryqëzatën e tij pa marrë Jeruzalemin. Edhe ndërsa po luftonte me mbretin Rikard, Saladini thuhet se i kishte dërguar dhe kapitenëve të tij verë të ftohtë, dardha dhe rrush nga Damasku, si dhe një mjek për të lehtësuar vështirësitë e tyre në kamp. Thuhet madje se Saladini i dërgoi mbretit Rikard një kalë, kur kali i Rikardit u vra në luftime.

Betejat e Jeruzalemit dhe Hattinit

Më 4 korrik 1187, Saladini solli rreth 20,000 trupa në Betejën e Hattinit (afër Tiberias në Izraelin e sotëm) dhe u përball me frankët që komandoheshin nga Guy of Lusignan, një nga Kalorësit Templarë dhe Mbreti i Jerusalemit. Templarët kishin 1300 kalorës dhe 1500 këmbësorë. Saladini pushtoi Jeruzalemin për Islamin në shtator 1187. Disa kalorës u shpërblyen, ndërsa të tjerët u ekzekutuan. Të krishterët në anën lindore të qytetit u lejuan të qëndronin edhe pse shumica e kishave u shndërruan në xhami.

Ditët e fundit: Trashëgimia dhe mitologjia

Në gjashtë vitet e fundit të jetës, Saladini vuajti nga sëmundje, si infeksione dhe çibane në trup. Ashtu si mbreti Rikard, një njeri po aq i sëmurë që u kthye në Angli pasi humbi Jeruzalemin, Saladini i rraskapitur hoqi dorë nga lufta kundër armikut të tij kryesor. Pas vdekjes, kohezioni që ekzistonte gjatë sundimit të tij u prish, duke nxitur një rifillim të luftimeve midis djemve të shumtë të Saladinit. Reputacioni i Saladinit mbijetoi ndër shekuj dhe në shekullin e 16-të, ai shihej si një udhëheqës i madh mysliman.

Bota.al

7 Komente

  1. D
    Detari

    ky eshte skenderbeu i skipfolsave mohamedane nalbaniston?

    1. S
      Shkodrani

      ashtu si dhe ti. ti je nje koqe qe trurit i ke thene: "Ik pirdhu". Skenderbeu luftoi kunder pasardhesve te Saladinit dhe cuditerisht te ashtequajturit grek dhe serbet e quajne te tyrin sepse s'kane ndonje vlere apo njeri ku te kapen qe te permenden ne histori. Nga ana tjeter greqiret dhe serbet e djegin flamurin e Skederbeut ashtu sic benin parardhesit e tyre qe ne rastin me te mire ishin arab.

    2. G
      Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

      Nuk ishte vetem Saladini qe fitoi kunder Rikardit. Fitore kishte edhe Rikardi kunder Saladinit. Ne Jaffa, kaloresit qe udheheqeshin nga ai munden forcat superiore te Saladinit.

      1. H
        Heretiku

        Saladini luftoi me Templaret dhe pati suksese ne beteja; megjithate ai mbeti i mahnitur nga keta te fundit per rregullin, disiplinen, aftesite. Kishte simpati te madhe, thuhet se ne momentet e fundit te jetes, kerkoi te konvertohet ne kristian.

        1. j
          jojo

          te konvertohej Selaudini ne kristjan ? haha ,,pse si sunitet shqipfoles ishte selua ,,,qe nderrojne emrat qe u ka dhen allau ,,me emra te kaurve ,,,haha

          1. P
            Posti

            Jo mo xhoxho se emrat nuk i jep allahu, i ka vene me dhune dhe detyrim perandoria e tmerrshme dhe super e prapambetur otomane. 500 vjet mjerim i ka sjelle shqiperise dhe ballkanit.

            1. B
              Besnik

              Emrat Mark dhe Anton ishin para krishterimi ashtu siç emri Muhamed ishte para islamit. Emrat janë gjuhë, nuk janë fé. Emrat shqip Fatmir, Shpresa, Agim, Besa, etj. cilës fé i përkasin? Natyrisht, emrat janë gjuhë.

            Lini një Përgjigje