E cilësuar si një nga urat më të bukura në Ballkan, Ura e Matit apo e njohur si Ura e Zogut do t’i nënshtrohet më në fund një ndërhyrjeje emergjente.
Me statusin Monument Kulture, ura historike u dëmtua ndër vite, duke vënë kështu alarmin për miratimin e një projekti që do ta mbante atë në këmbë. Ky projekt teknik i hartuar u miratua në shkurt të këtij viti nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore.
Në atë kohë, Ministria e Kulturës deklaroi se ky projekt ishte fryt i punës së ekspertëve dhe profesorëve të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin Politeknik dhe Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore.
Në prill të këtij viti, qeveria vendosi që të ndante nga fondi i rezervës vlerën e nevojshme të parave për këtë ndërhyrje duke ngarkuar Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, si dhe atë të Kulturës për të vijuar me procedurat e nevojshme.
Përmes një konkurrimi të hapur për vetëm pak ditë, Ministria e Kulturës ka kërkuar që palët e interesuara për të bërë këtë ndërhyrje emergjente të paraqesin ofertat brenda ditës së enjte (19 tetor) teksa pas shpalljes së ofertës fituese subjektit do ti duhet të kryejë ndërhyrjet në një hark 30 ditor. Fondi në dispozicion është 46 milionë lekë.
Ura e Matit gjendet në Fushë Milot, në të majtë të rrugës së Kombit, lidh të dyja ekstremet e lumit Mat dhe është ndërtuar në vitin 1927. Ka një gjatësi rreth 490 m dhe gjerësi rreth 6.2 m së bashku me trotuaret. Është urë e tipit të varur. Kjo urë aktualisht shërben vetëm për kalimin e këmbësorëve dhe është jashtë përdorimit për mjetet motorike.
E projektuar nga inxhinieri zviceran, Erwin Schnitter ura është e ndërtuar me gjashtë harqe, secili nga 54 metra i gjatë.
E ndërtuar me çimento dhe hekur me një sistem ndoshta nga më të avancuarit për ndërtime urash në atë kohë, ura mban sot statusin e Monumentit të Kulturës dhe ndërhyrja emergjente synon ta shpëtojë nga rreziku i shembjes.
Për tu theksuar, teknik zbatimi në atë kohë, i kesaje ure ka qenë Asistent Inxhinjer Kamber Shevroja, Hero i Punës Socialiste. Një autoritet absolut, në ndertimin e urave në vendin tonë.
Ing Gjovalin Gjadri e zbatoi projektin italian me materiale Italiane. Heroi i punes socialiste ndoshta skishte lindur ala ne 1927-en e larget
Bobobooo, nuk ju heq presje, por Ing,Gjadri, ishte drejtues i punimeve, ndersa Kamber Shevroja, ishte teknik zbatimi, pra, vartës i Ing. Gjovalinit. Më qartë se kaq, nuk ka. Sa për ironinë tuaj, për Heroin në fjalë, ndjej keqardhje për ju. Keni Mungesë njerzillëku dhe qytetarie. Punë formimi.
Karagjozet e rilindjes. Mbas ndeshjes me Çekine 1 karagjoz tjeter si puna jote shkruante , i lumte partise socialiste dhe edi rames qe fituan me çekine. Keshtu sic po vazhdoni mund te na thoni qe edhe Coloseun ne rome e ka ndertuar ndonje hero i punes socialiste, ose edi rama.
Bukur????
Aty tju vihet dogana malokeve.
Po o kar po
o DAUT, po grate kush do tua punoje juve pastaj? Me mire leri maloket te vazhdojne tua punojne grave tuaja, sesa te vijne gre qiret e tua bejne kete.
Patjeter qe do riparohet, projektuesi i saj eshte daja i mamase Edi Rames, Inxh. Spiro Koleka.
A ka mundesi mos me i perdorur me shprehjet: Me e madhja ne Ballkan Me e bukura ne Ballkan Me e gjata....etj etj. Ai qe shkruan a i ka pare te gjitha urat ne rajon ? Me duket se jo. Pastaj duhet te fillojme te perdorim Gadishulli ILIRIK, (Illyrian Peninsula) jo gadishulli ballkanik. Kush na ndalon ta risjellim ne perorim ashtu si eshte quajtur ne lashtesi, mesjete. Turqit dhe Ceket e nderruan emrin e shtetit te tyre!!!
Nuk tha njeri me madhja apo me gjate ne ballkan,por ura me bukur ne ballkan.
Ashtu eshte, kjo ure e vecante, pjese e literatures boterore te urave duhet te mbrohet duke u rehabilituar. Por si specialist i fushes prej 50 vjetesh ka disa pasaktesi. Projektues i ures, eshte i fameshmi inxhinieri gjerman Emil Morsh, profesor ne Universitetin e Stutgartit. Ndersa zbatimi i punimeve eshte bere nga Erwin Schnitter qe ishte surveyor Engineer, pra inxhinier topograf dhe nga Inxhinieri i ri konstruktor urash, Gjovalin Gjadri. Kjo eshte e verteta dhe duhet thene sic eshte. Ne Zvicer dhe Austri, ka rregulla te rrepta licensimi prej 200 vjetesh per inxhinierat e ndertimit dhe nuk mund te jesh as inxhinier zbatimi, po nuk ishje inxhinier konstruktor. Pra Schnitteri nuk mund te zbatonte se ishte inxhinier topograf, kurse Gjovalin Gjadri me qe ishte inxhinier konstruktor, po. Dhe me vone ai projektoi dhe ndertoi mjaft ura, ne Rusi, ne Shqiperi., dhe sidomos ne periudhen pas 1944. Sa per projektin, nuk ka asnje dyshim se ate e ka bere gjeniu Emil Morsch, duke propozuar nje teknike origjinale te paranderjes se tiranteve per ate kohe. Edhe dicka tjeter: aq strikte eshte Zvicra, sa kujtoni faktin qe Albert Einstajni nuk u pranua ne Politeknikun e Zurihut se nuk permbushte kriteret dhe per te vazhduar studimet shkoi diku tjeter. Pra rregulli zbatohet ne menyren me strikte. Faleminderit.
po
Por ama duhet ta themi edhe nje te vertete. Ne kohen e monizmit Ura u mirembajt jo per hater te Zogut por se ishte e vetnja qe lidhze dy anet e Drinit. Pastaj u be Ura e dyte. Pas viteve 1990. forcat qe dogjen e plaçkiten, e lane te degradonte Ura e Matit, apo e Zogut, do e kishin shkatrruar edhe ate siç shkatrruan gjith vendin, por nuk kishin kohe se ishin me mijra vepra qe duheshin prishur e djegur. Kur u ngrit problemi ne Qeverine e shkatrrimit, nje nga lideret e Rithemelimit th "mos u merrni me Uren, nuk kemi kohe, uren po degradon vete, ate po e shkatrrojne firmat e zhavorit, per 7-8 vjet nuk ngelet as nami as nishani". Pra Ura ketu ka qene, te gjith e kane pare por eshte njeriu me vizion, Kryeministri Rama, bashke me disa ingjiniere qe u dhimbsej Ura dhe ajo po rilind. Shyqyr qe po e shpetojne. Kemi kujtime. Kemi kaluar me qindra here mbi te. Ka qene edhe pike referimi.
Jo ura e Zogut ,,po ura e Ahmet Xhelal Zogollit ,,,,si e ka pas ne pasport,,,
Emri I saj eshte Ura e Lumit Mat e ndertuar ne kohen e sundimit te Ahmet Zogut