Sanremo/ Ermal Meta mes pesë më të mirëve

26 Shkurt 2026, 15:16Kulturë TEMA
Sanremo/ Ermal Meta mes pesë më të mirëve

Mbrëmja e dytë e Festivalit të Sanremos 2026 solli emocione të forta në skenën e Aristonit, ku 15 artistë në garë performuan para publikut dhe jurisë. Spektakli u shoqërua me energji dhe ritëm, ndërsa televotimi dhe votat e jurisë përmbysën renditjen e natës së parë.

Në fund të mbrëmjes, Carlo Conti shpalli klasifikimin provizor të natës së dytë, ku në Top 5 u renditën:

Tommaso Paradiso me “I romantici”

LDA & Aka7even me “Poesie clandestine”

Fedez & Marco Masini me “Male necessario”

Ermal Meta me “Stella stellina”

Performanca e Ermal Metës u prit me duartrokitje të gjata nga publiku, duke e rikthyer artistin shqiptar në mesin e më të vlerësuarve të natës. Kënga e tij “Stella stellina” u konsiderua një nga interpretimet më të ndjera, duke i siguruar vendin në pesëshen kryesore të renditjes provizore.

Nata e dytë solli edhe plot momente të tjera emocionuese, kur Achille Lauro preku publikun me “Perdutamente”, ndërsa Laura Pausini dha mesazhe motivuese për artistët e rinj. Në skenë u ngjitën gjithashtu kampionë olimpikë dhe sportistë paralimpikë, duke dhënë mesazhe solidariteti dhe shprese.

Atmosfera e Sanremos u përcoll drejtpërdrejt për publikun e shqiptar në  ekranet dhe valët e RTSH-së. Të gjitha netët e Festivalit do të transmetohen në RTSH. A.K./TemA

Lini një Përgjigje