Serb dhe maqedonas pronarë të Muzeut të Alfabetit Shqip, si u tjetërsua pronësia?

23 Mars 2023, 09:14Kulturë TEMA

Serb dhe maqedonas pronarë të Muzeut të Alfabetit Shqip, si u

Muzeu i Alfabetit në Maqedoninë e Veriut nuk ka ende të zgjidhur çështjen e pronësisë.

Në katin përdhe janë ende të dukshme reklamat e bizneseve. Kjo pasi kati përdhe dhe një pjesë e oborrit është në pronësi private.

Ndonëse shtëpia ka qenë në pronësi të atdhetarit Fehim Zavalani, në kadastrën e Manastirit emri i tij nuk rezulton asgjëkundi. Regjistrimi i parë i kësaj prone në kadastër është bërë në vitin 1932. Çuditërisht shtëpia me sipërfaqe 266 m2 dhe 500 m2 oborr rezulton në pronësi të Jovanovic Kirkova Hrisulla, nga Manastiri.

Më 1964, me vendim trashëgimie në kadastrën e Manastirit shkruhet se Kirkova mban gjysmën e kësaj pasurie, ndërsa gjysmën ua kalon dy djemve: Kirkova Jovanov Mirosllav dhe Kirkova Jovanov Darko.

Në 1972 bëhet një ndarje e re dhe Darko pjesën e tij ia dhuron vëllait, Mirosllav.

Më 1981 përsëri me vendim nga komuna dhe nga gjyqi themelor shkruhet se Kirkovic Jovan Mirosllav, i cili rezulton pronar i kësaj prone, jeton në Beograd. Pra një serb bëhet pronar i shtëpisë së Alfabetit të gjuhës shqipe.

Më 1982 me kontrate për shit blerje nga gjyqi themelor Manastir, shënohen se Kirkovic Jovanov Mirosllav është pronar me 1/4 dhe komuna e Manastirit pronare me 3/4 e oborrit.

Më 1986 nëpërmjet gjyqit themelor të Beogradit shënohet pronar Ziziç Jovan. Në vitin 2003 me vendim për transformim te tokes si pronar rezulton Zizic Jovan me 1/4 të oborrit dhe komuna e Manastirit me ¾.

“Inside Story” ka mundur të sigurojë dokumentin nga Kadastra e Manastirit që tregon se edhe sot e kësaj dite pronar i oborrit, është Ziziç Jovan.

Më 2009, kur edhe kjo shtëpi u kthye në muze, me matjen e re me hapësire 988 m2, katin përdhe e merr Millovshski Zllatko. Si pasojë e çështjes së pronësisë së pazgjidhur, muzeu i ka duart e lidhura.

“Një e katërta e oborrit është pronë private, ndërsa tre të katërtat i përket komunës së Manastirit. Kam bërë kërkesë që të na e hedhin në pronë dhe ta kemi ne si institucion.Kati përdhe, dy dyqanet, nuk janë në pronë të muzeut por janë në shfrytëzim të muzeut, ministria e kulturës na jep një fond prej 1500 euro në muaj që i paguan si qira”, u shpreh Zait Aliu, Drejtor i Muzeu të Alfabetit.

Problemet e shumta por edhe përmbajtja e vakët kanë bërë që muzeu të mos ketë vizitorë, përveçse ditën e alfabetit.

“Jo vetëm për 22 nëntor, ne kemi nevojë për gjatë gjithë vitit të kemi vizitorë, se një muze pa vizitorë është si një muze i vdekur. Muzeun e mbajnë të gjallë vizitorë”, u shpreh Zait Aliu.

4 Komente

  1. G
    Gjithcka Shqiptare u tjetersua nen ish Jugosllavi

    Nen ish JUgosllavi te gjithe dijme qe ka pasur nji Program te vecante kunder gjithckaje Shqiptare te shtetit pothuaj Serb qe komandonte atehere Jugosllavine ,qe i ngjante nji Gjenocidi jovetem Fizike qe ka pasur te beje me spastrimet etnike ,por edhe ate Historike e Kulturor ,duke fallsifikuar e tjetersuar gjithcka shqiptare , njelloj si ndodhe me Pllaken e gjetur nga Arkeologet para sa javesh ne Shkup , ku i nderuari Gazetare Shqiptare i T-Ch Mema , zbuloj se si Shteti Maqedons fsheh Statuja dhe Pllaka ,Momunmente te Lashtesise qytetit ,qe sigurishte sdo shume Llogjike te kuptoshe Persen (?) sepse jane Fakte vertetojne Trojet e Dardaneve pra Ilireve shqiptareve . Sepse po te ishte se ato Momumente te Lashtesise do ishin Sllave ,llohgjikishte s'do mbaheshin fshehur per dekada ne ate Hane ,larg syrit te njeriut ,pra Te Burgosura ! nji Histori e fallsikuar por edhe e Burgosur . Te vjen me qesh ,kur shikon ne Maqedoni Monumentet e sajuara sot , qe mbuashin sheshet e Maqedonis per te treguar se kane Histori e prej nga vijne gjasme , qe duken si nji Karikature Monumentesh Historike si Kopesh Zoollogjike qe me Lashtesine dhe Historine sai lidh asgje . Jane shume qesharake por edhe ordinere Maqedonsit e dhjere . Nuk i duhet lene asnji shanc e duhet luftuar me gjithcka mundemi qe Pronat e Shqiptareve ,ato Historike vecanarishte te merren ne zoterimin e te Zotit te Shqiptareve .

    1. T
      Tironci

      Ku te bejn vizita te pin kafe tek Darko serbi , ta urojn per festen , ju o zullumqar ju shiti zogu bashk me muzeûn ai qe ju i beni respekt dhe qe ka bustin ne tiran , ju dha dhurat megjith muze tek serbia meqe e prun ne pushtet hamut zogun , tani çfar kerkoni ju tek godina zdrafkos nuk e kuptoj , te paret tan zgjodhen mbret sharlatan ky esht perfundimi , prandaj duhet me qen patriot se ta vjedhin historin ta kthejn ne bordello .

      1. G
        GjonBaba

        Zoteri, hapni një llogari bankare dhe shpallni thirrje për emigrantet të kontribojne, kush do, me x shumë dollare në muaj

        1. A
          Atdhetari

          Jemi shumë dakord GjonBaba!!!

          Lini një Përgjigje