
Në dy dekadat e fundit, serialet turke janë shndërruar në një dukuri ndërkombëtare që ka pushtuar ekranet televizive në shumë vende të botës. Nga Ballkani në Lindjen e Mesme, nga Amerika Latine deri në Evropën Jugore, miliona njerëz ndjekin çdo ditë historitë për kohën e Sulltanëve, historitë e dashurisë, intrigave dhe dramave familjare turke. Serialet e njohur historik si Sulejmani i madhërishëm apo seriali më i kushtueshëm i të gjitha kohërave, “Osmani “ kanë arritur shifra rekord shikueshmërie. Seriali i njohur “Dashuri e erret” (Kara Sevda) arriti të transmetohet në 110 vende të botës duke u përkthyer në 50 gjuhë të ndryshme. Ky fenomen, që shpesh përshkruhet si një “epidemi” kulturore, ngre pyetjen: pse pikërisht serialet turke kanë arritur këtë ndikim kaq të gjerë?
Një nga arsyet kryesore është fakti që serialet turke prekin tema që janë universale dhe lehtësisht të kuptueshme nga çdo kulturë: dashuria, xhelozia, nderi, tradhtia, sakrifica dhe konflikti midis brezave. Këto emocione janë të përjetshme dhe i flasin çdo njeriu, pavarësisht origjinës apo kulturës së tij. Turqia është një vend që ndodhet ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit, dhe ky dualitet shfaqet fuqishëm edhe në prodhimet e saj televizive. Në to gjejmë modernitetin e Stambollit me jetën luksoze dhe ambicie të mëdha, por edhe vlerat tradicionale, si nderi, familja dhe respekti ndaj brezave të vjetër. Kjo përzierje e bën kulturën turke të afërt për shumë vende, si ato të Ballkanit, Lindjes së Mesme apo Amerikës Latine.
Një tjeter faktor është po ashtu industria kinematografike turke e serialeve që është zhvilluar në mënyrë profesionale, me investime të mëdha në skenarë, aktorë dhe xhirime. Serialet janë të gjata, me lokacione mahnitëse dhe prodhim filmik me cilësi të lartë. Përveç kësaj, ato shiten me çmime të përballueshme, por sjellin audiencë të lartë për televizionet që i transmetojnë, ndaj janë fitimprurëse ekonomikisht. Në Ballkan, Lindjen e Mesme dhe disa pjesë të Evropës Lindore, ekziston një trashëgimi e përbashkët kulturore që lidhet me periudhën osmane. Muzika, arkitektura, mënyra e jetesës dhe madje edhe disa fjalë të përbashkëta në gjuhë e bëjnë publikun të ndiejë afërsi me jetën turke që shfaqet në ekrane. Shikuesi shqiptar, kosovar, boshnjak, italian, spanjoll, arab apo rus e gjen veten në mentalitetin e personazheve turke.
Faktori tjetër aktual lidhet me zhvillimin e platformave si Netflix, YouTube apo BluTV, TikTok, Instagram ku serialet turke janë bërë lehtësisht të aksesueshme në çdo cep të botës. Në të njëjtën kohë, aktorët kryesorë janë kthyer në ikona ndërkombëtare, me miliona ndjekës në rrjetet sociale, duke e rritur më tej ndikimin kulturor të Turqisë. Ndërkohë që qeveria turke e ka kuptuar vlerën e serialeve edhe si mjet për promovimin e kulturës dhe ndikimit të saj ndërkombëtar. Nëpërmjet këtyre prodhimeve, Turqia eksporton jo vetëm art, por edhe një imazh pozitiv të vendit, një formë e butë diplomacie që forcon marrëdhëniet me popuj të tjerë.
Fenomeni i serialeve turke nuk është rastësi. Ai është rezultat i një kombinimi të suksesshëm mes emocionit njerëzor, afërsisë kulturore, profesionalizmit kinematografik dhe strategjisë kulturore shtetërore. Në një botë ku njerëzit kërkojnë histori që prekin shpirtin dhe që pasqyrojnë vlera të njohura, serialet turke ofrojnë pikërisht këtë. Prandaj, nuk është çudi që ato janë bërë një “epidemi” e ëmbël kulturore, që vazhdon të përhapet nga Stambolli në çdo cep të globit.
Janë një banalitet që shkojnë deri në marrëzi,me skenarë të ngjashëm plot skena të kota,me personazhe të sajuar,intriga,krime dhe idiotësi të një bote kriminale e të pamoralshme.Edhe ana artistike,regjisoriale,kamera,zëri,ndriçimi dhe ajo skenike lënë shumë për të dëshiruar.Një protagonist,i dashuruar që ka një dramë familjare,ku rreth tij glojnë intrigat nga familiarët,një kriminel që shfaqet kudo,një familje që e sulmon,zotër kompanishë,vuajtje,mundime dhe një zgjidhje me Deus eks makina(Deux ec machina) me një zgjidhje të lumtur.Në lojën e aktorëve dhe protagonistëve ka një ngjashmëri saqë tërë telenovelat kanë të njëjtin motiv,të njëjtat ngjarje dhe e njejtës mënyrë zgjidhjeje . Ky nivel tjeter i dobët kinematografik,i denjë për nivele të ulta,shtëpiake injorante,po vret shijet i miliona njerëzve.
Në çdo vend të botës ka shtresa të ulta,por jo vetëm ,se edhe në të ashtuquajturën shtresë e lartë,ka shumë injorancë dhe shtëpiaket (bëhet fjalë për femrat) e këtij kallëpi me jetën bosh,e mbushin boshllikun me filmat turq,që janë një 'ushqim' i mirë për ti bërë lavazh trurit dhe mbajtur aty ku janë ,në injorancën e tyre. Sepse në thelbin e vet të gjithë filmat turq,shoqëria jep mesazhin se funksionon mbi bazën e keqkuptimeve,ku mbahen qëndrime e ndërtohen opinione,ku shumkush bie pre e intrigave dhe manipulimeve ,që ndikojnë negativisht në shoqërinë turke,paçka se në filma këto tentohen të luftohen,por pa dhënë mesazhin e duhur se si. Përtej kësaj,duke pasur me vehte më së shumti femrat,që është një forcë e madhe e shoqërisë njerzore.lehtë mund të influencosh dhe ndikosh në çdo vend me kulturën tënde. U analizu këtu se kush na qenkan arsyet pse këto filma kanë një shikueshmëri të madhe në shumë vende të botës.Po,qëndrojnë disa argumente,por ajo që nuk thuhet është se bota me internetin dhe teknologjinë ka ecur kaq shpejt,sa është zënë 'gafil' nga 'kaosi' i krijuar i ritmit të ndryshimeve ,pra të evolimit të saj në raport me evolimin psiko-fizik të saj.Kështuqë,për ta mbushur brazësinë e saj në tranzicionin e tanishëm,kur dhe bota është në një ndryshim total të regullave dhe rendit të saj,çfaqen fuqishëm 'aktor shembullor' në arenën ndërkombëtare që me ekspansionin e tyre kulturor, të jenë sa më prezent në shoqëri të ndryshme të dobta,të paemanciouar mjaftueshëm dhe që shpesh mbahen nën terrin mediatik në vendet e tyre nën çensurën e sostifikuar ,që për të mbuluar drejtimin e gabuar dhe shpesh vetëm për pushtet,nën emër të lirisë ,në fakt lejojnë bumin e filmave të tillë të çfaqen në vendet e tyre,të cilët në fakt ato do tu japin akces eksportuesve të filmavr të ndikojnë në shoqëritë e këtyre vendeve ku ekspansioni i këtyre filmave është bërë burimi kryesor.
Globale jo, por ne disa ish-regjione te perandorise osmane. Ato jan thjesht nje remake alaturka e serialeve te vjetra Hollywood-iane, Bollywood-iane, braziliane, spanjolle etj.
Filmat të dobët ,për mendimin tim. Osmani apo Sulejmani I madhërishëm ndoshta janë interesant kur ruajnë një kronologji historike por nga ana e realizimit janë vërtet, po vërtetë dobët. Skenat me dhjetë veta dhe tre kuaj kërkojnë të japin idenë e fushëbetejave të asaj kohe ku përfshiheshin dhjetra mijra ushtarë dhe mijra kuaj. Edhe filmi "Skënderbeu" për skenat masive është ku e ku më lart.