"Pas suksesit të filmit “Pasaporta”, një tjetër premierë e filmit shqiptar po shfaqet në kinema “Republika”. “Dashuri me këste” një film me regji nga Gerti Palali.
Deri të dielën ky film do të shfaqet për spektatorin shkodran. #kinemarepublika" - shkruan kryetari i Bashkisë së Shkodrës Benet Beci në rrjetet sociale.
Për aktorët emocionet janë të shumta ndërsa vlerësojnë shumë pozitive eksperiencën në këtë projekt. Filmi është xhiruar në fshatin Sheldi, 18 km larg Shkodrës.
Filmi tregon historinë e tre miqve të cilët përpiqen të ndryshojnë jetën e tyre duke shkruar një këngë dhe ndërtuar një restorant për të promovuar turizmin në fshatin e tyre. Këto përpjekje marrin një kthesë të papritur me ardhjen e një aktoreje me famë botërore që vjen për xhirime në fshat, duke i përfshirë ata në stafin e saj dhe duke i futur në një botë të re plot sfida dhe eksperienca të reja. A.K./TemA
Lini një Përgjigje