
Video-podcast me Ambasadorin Italian në Tiranë ishte një befasi për mua dhe grupin e “Barraka Production” që xhirojmë. Ndoshta se ambasadorët janë bërë, ose janë të mërzitshëm me ato fjalitë e gatshme, dhe me një fund të lumtur gjithnjë. Por nuk ishte ky italiani Fabrizio Bucci, në bisedën tonë, ku si fillim vlerësoi flamurin italian të improvizuar me dritat neon. Ide e “Barrakës”.
Unë e pyeta për gjëra që çdo njeri i zakonshëm do donte të dinte. Nuk zgjidhëm hallet e botës, por folëm për kuriozitete që lidhen direkt me jetën tonë, prej mesdhetarësh.
Si për shembull sa na kuptojnë amerikanët ne mesdhetarët, ne njerëzit që rritemi buzë detit dhe shijojmë kafet nën rrezet e diellit? Si thoshte George Clooney në një intervistë: Italianët më mësuan të jetoj ngadalë dhe të pi një gotë verë.
Fabrizio Bucci ka punuar në Kongresin Amerikan për interesa të qeverisë italiane 6 vjet, ndaj ishte njeriu i duhur për të kristalizuar disa perceptime.
“Amerikanët kanë një vizion shumë të ftohtë për botën, për jetën, një vizion me pak nuanca: i drejtë, i gabuar, i bardhë, me ngjyrë, djathtas, majtas. Në fakt bota jonë është më e ndërlikuar, me mijëra nuanca”, thotë ambasadori italian.
“Gjithmonë është e vështirë të gjesh se cila pjesë ka 100% të drejtë e cila pjesa 0% të drejtë. Kështu që për ne italianët, për ne mesdhetarët, për ne ballkanasit, kjo është diçka natyrale. Gjërat janë gjithmonë paksa më të ndërlikuara, me më shumë nuanca nga sa duken. Ndërkohë me miqtë tanë amerikanë flasim shpesh për këtë çështje: që ka më shumë mënyra, më shumë perspektiva për ta parë diçka. Se jo gjithmonë e drejta është plotësisht në njërën anë dhe e gabuara në anën tjetër”, shton Fabrizio Bucci.
Pjesa më interesante ishte ajo për shqiptarët dhe marrëdhënien e tyre me Po-në dhe Jo-në. Mesa duket ne të bindurit e Ballkanit, paqësorët e rajonit duhet të mësojmë dalëngadalë që për ndonjë gjë të themi edhe “Jo”.
Jeni popull “straordinario”, thotë Fabrizio Bucci. Por nëse do kishte një çelës për të ndryshuar diçka tek ne si shoqëri do të ishte besimi tek vetja dhe forca për të mësuar "Jo"-në.
“Rritesh edhe duke thënë Jo”, dhe këtë e ka eksperiencë të kaluar nën lëkurën e tij.
Gjatë viteve në Washington, D.C, si italian, ai thotë se Kongresi Amerikan është vendi numër 1 në botë ku mund të mësosh sidomos si të respektosh veten, vendin tënd.
“Mëson edhe të kesh forcën e t’u thuash ‘Jo’ miqve amerikanë. Jo, sepse kjo gjë shkon kundër interesave të vendit tim. Nuk ka lidhje me miqësinë, por me mbrojtjen e pozicionit tënd, kur mendon që ke të drejtë”, thotë ai në këtë video-podcast.
Ambasadori Bucci ironizoi hapur fenomenin me termin që e kish zbuluar për herë të parë në Shqipëri “ndërkombëtarët”. Ne që jetojmë këtu e dimë se kjo është një fjalë që përdoret si kod për t`i dhënë legjitimitet çdo vendimi dhe ne si popull e “blejmë” termin magjik. Por ambasadori Fabrizio Bucci edhe pse është vetë një i tillë, sugjeron që ky kontekst psikologjik i shoqësisë, si një kult, duhet të firojë.
Ju ftoj të klikoni të plotë video-podcastin me ambasadorin italian Fabrizio Bucci, 58-vjeçarin nga Roma, që ndihet si në shtëpi në Tiranë. Me raste, edhe si zjarrfikës! Pse-në, e gjeni në video.
Intervista video-podcast:
Kjo eshte intervista me e bukur qe kam lexuar ndonjehere me nje ambasador te huaj. Gjithmone kam debatuar me miq, shoke e kolege te mij kur ka ardhur fjala tek direktivat apo keshillat qe vinin nga te huajt. Gjithmone i kam marre keto keshilla me shume rezerva, duke ditur se vetem "i zoti e di se ku i pikon catia". Shume here, te huajt qe kemi patur si keshilltare, harrojne se veprimet apo mosveprimet ne situata te ngjashme me vendet e tyre, nuk mundet te aplikohen verbalisht edhe ne Shqiperi. Per fat te keq, shumica e publikut shqiptar i merr keshillat e te huajve si postulate absolutisht te verteta, gje qe ne te shumten e rateve nuk eshte e drejte.
KUR tanët thonë "JO" me arsye, shembull - kryeministri me integritet ALBIN KURTI, ahere ata të Evropës (një segment) i kërcënohen se do na zgjasin (në pakufi) rrugën drejt shtrëzimit evropian. Irritohen, teatralizohen , por Zelenski ynë është nip arbnor... Me të drejtë, zoti ambasador. Të fala!
Albin Kurti nuk eshte kryeminister me integritet, por kryeminister qe ate qe peshtyn ne mengjes e lepin ne darke. Ne thelb ai eshte grindavec dhe jo dipllomat. Meqe si grindavec gabon sic ka gabuar me UCK, me Shqiperine, me reciprocitetin et,j etj dhe po gabon duke mos u kunsultu me KUINTEN, per zgjedhjet ne Serbi detyrohet me vone qe te terhiqet si zagar i rrahur dhe populli i Kosoves humbet. Fitoi Kurti se ishte per bashkimin kombetar, por sapo mori pusjtetin u terhoq nga kjo ide, prandaj i dashur Progoni, dashuria jote per Kurtin te ka bere qe ai te duket simpatik kur ne thelb eshte xhydam.
Ma ngushtë jam kanë kur më erdhi miku në votër e nuk kisha se cka i nxjerr në tristë (fjalë e vjetër shqipe - tryezë). Pësimi shqiptar nga respektimi i kultit të mikut. Mirëpo: Rri shtrembër e fol drejt (edhe kur të jesh ngushtë mos thuaj mendime të "mbuluara") !