“Shtëpia Studio Kadare-Agolli”/ Arkitektja flet për projektin dhe zbulon sekretin e Ismail Kadaresë: Ja cilat libra i mbante të bibliotekë

4 Nëntor 2024, 10:19Kulturë TEMA
“Shtëpia Studio Kadare-Agolli”/ Arkitektja flet për

Këto shtëpi edhe pse nuk e kanë të zotin të gjallë, ndodh pa kuptuar që të na takojnë me ta, me objektet, me dorëshkrimet, me librat qe kanë lexuar, me librat që kanë shkruar. Me mënyrën si ata kanë jetuar. Shtëpi që na jep të gjithëve. Se kjo është ajo që ndodh kur je më i madh se vendi ku ke lindur, shtëpia nuk është veç e jotja.

Arba Baxhaku, arkitekte dhe përgjegjëse e sektorit të projektimit dhe konkurseve në Bashkinë e Tiranës, ndau më shumë detaje rreth projektit për ndërtimin e “Shtëpia Studio Kadare-Agolli”, në zemër të kryeqytetit.

“Këta janë libra pak sekretë, të ndaluar. Dy botimet e Lasgush Poradecit, që Kadare e mbante në bibliotekën e tij dhe na duk interesante që ta shfaqnim në një sirtar sekret. Vizatimet e shkollës, dëftesat e vajzave të tij, një prej të cilave e kemi printuar në mur.

Rrugëtimi i muzeut vijon siç është ai i dy banorëve në këtë pallat. Nën kupolën e letrave shqipe. Ka qenë një projekt rëndësishëm i shtrirë në vite. Këto janë apartamente ku bashkoheshin dy njësi banimi.”, tha ndër të tjera Baxhaku. A.K./TemA

1 Komente

  1. I
    Idajet Beqiri

    Pordhi kali ne goje te mizes e nuk e pa njeri! Shkrime qe llustrojne projekte te paguara korrupsioni te spinsorizuara nga partia per shokun Ismail Kadare, komunistin dhe shkrimtarin e partise dhe shokut Enver! Neveri qe me parate publike ndertohet kulti i nje maskarai dhe denoncuesi ne sigurim te shtetit i poetit te vuajtur Dhori Qirjazi!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje