Studiuesi Mark Palnikaj në Shqip nga Dritan Hila shpjegoi fuqinë që ka pasur Kanuni, në vendin tonë, në zonat që e kanë pranuar si rregull, në jetën e tyre.
Zoti Palnikaj tregoi se Kanuni në zonat myslimane dhe katolike, lexohej dhe zbatohej ndryshe.
“Kanuni ka fuqi rregulli, brenda njerëzve që e kanë miratuar këtë rregull. Kjo pasi, fise të ndryshme kanë rregulla të ndryshme. Shqipëria nuk është sa Kina, po është e vogël nga ana territoriale dhe e popullsisë. Në zonat katolike është ruajtur Kanuni i vjetër. Në zonat myslimane ka ndikuar e drejta shtetërore dhe ajo turke. Katolikët, p.r.sh, nuk e kanë pasur të drejtën e pronës , nuk i jepnin prona vajzës. Në zonat myslimane, nëse kishe 5 djem dhe 3 vajza, u jepje diçka nga pasuria, kjo ka qenë një zbutje e Kanunit.
Ismail Kadareja ka marrë miell nga Kanuni dhe ka gatuar një novelë që e ka shkruar me ngjarje të vërteta të cilat i ka ngritur në art dhe ka bërë një ëmbëlsirë që po ta kthesh në anglisht dhe frëngjisht do i pëlqejë edhe lexuesve të huaj.
Kanunin nga një të drejte zakonore e ka kthyer në një vepër letrare të mirë.
Në këtë vepër Kadareja ka marrë shembuj nga Dukagjini dhe Malësia e Gjakovës. Vetëm nuk u ka vënë emra konkretë personazheve. Ata kanë qenë personazhe reale dhe me ndikim, të përfshira në disa ndodhi në Malësi. Po ju përmend një ngjarje në Mirditë që e tregon Kadareja në novelë:
Në fshatin Gojan, dikush ka qenë në gjak. Ka shkuar dhe është strehuar në fshatin Gojan. I zoti i shtëpisë ka shkuar edhe i ka treguar gjakësit. “Ka ardhur te shtëpia ime, dil e vraje!” Mirëpo kjo punë u zbulua dhe fshati u mblodh, e kanë marrë atë që spiunoi mikun dhe e vranë në mes të fshatit. Këtë e thotë Kadareja, është ngjarje e vërtetë. Institucioni i mikut thotë: “Shqiptari djalin e vëllait ta fal, mikun nuk ta fal.” Pra pajtoheshin njerëzit kur falej djali, ndërsa për mikun nuk merreshin pleqtë, nuk kishte pajtim. Ka qenë tabu shumë e fortë dhe ka qenë institucion shumë i fortë për ruajtjen e mikut. Sepse miku krijonte mundësi që të kishte më pak vrasje, krijonte siguri në komunitet. Kadareja tregon dhe një ngjarje tjetër të malësorit që i fali besën çjapit. Dhe kjo është e vërtetë. Pra Kadareja ka bërë një ëmbëlsirë, por është bazuar në ngjarje të vërteta. Kadareja trajton artistikisht edhe ngjarje kur nëna merr në besë gjakësin e djalit.
Gratë kanë hyrë ndërmjet burrave dhe nuk kishte kush të drejtë ta vriste gruan. Gruaja thoshte: ulni armët. Ka pasur autoritet të padiskutueshëm. Kishte të drejtë të marrë në besë. Besa për malësorët nuk ka qenë krijesë koti, por ka qenë një mekanizëm që i ka sjellë shumë të mira që mos vriteshin njerëzit. Sepse marrja e gjakut te njerëzit e afërm të atij që kishte bërë vrasjen është e dënueshme kudo në botë. Besa ka qenë një institucion për të krijuar një mundësi për të lëvizur lirshëm.
Që në mesjetë, 1640, 7 ditë para dhe 7 ditë mbrapa një feste ishte amnistie e përgjithshme, nuk guxonte kush me marr gjak. Kjo ka qenë licencë, metodë për t’i dhënë liri të ngujuarve”, tha zoti Palnikaj. A.K./TemA
Per te Hebrejt nga Nazistet,Dukagjinasi ka dhan Djalin . Ne mos gabohem ne Kassel te Gjermanis,jetonte dhe vdiq para pak vitesh oficeri Gjerman qe ka treguar ndodhin ?! Kishim informacion se ne shpin e nje Dukagjinasi ishte i strehuar nje Hebre,i rreshtuam para toges se pushkatimit familjaret dhe ju tham te na dorezonin hebreun ? Quditerisht ,del nje djal i ri dhe thot se un jam ai qe kerkojn,dhe i thot te jatit : Ma baj hallall bab ! Ishim te bindur thot Oficeri se nuk ishte ai,sepse ngjasonte shum me te Jatin,por ne nuk na interesonte su kush ishte donim ta benim shembull .
Per cfare malesore e ke llafin bre? Se keta te sotmit qe kane pushtuar ane e mban kete vend me shtepi katandi dhe qeveri,vec bese nuk kane.Prandaj tregoni prralla diku tjeter.
Un do te them shko dhe pirdhu,por do te them : Meso,tregohu i vemendshem ne degjim,dhe pastaj per cdo paqartesi pyet per te pasur mundesi qe ne ardhmen, edhe ju te shprehni mendimin tuaj,i sigurt ne ate qe thoni,sepse per momentin ju edhe po te heshtni kuptoheni se ka dicka qe nuk shkon,dhe do jeni i ngjashem me nje te ri,per te cilin do ju shkruaj me posht .Bab dhe Bir nisen per ne nje vaki ( rast vdekje) dhe i Jati e porosit te Birin (i cili ishte i manget nga mendja) qe mos te fliste fare per mos ta kuptuar te tjeret se ishte me probleme mendore ! Per fatin e keq te Birin e ndajn nga i Jati,dhe nga dhoma tjeter ku ndodhej i biri,degjohen te qeshura ! Qohet i Jati per te par se c`behej me te Birin, dhe sapo hapen deren e dhomes i Biri i thot te Jatit : Un nuk kam fol asni fjal,po kta me kuptun se kush jam ! Ashtu sikur ne Jug ka Laberi,Myzeqar dhe te tjer,edhe ne Veri ka Malsor,Mirditor Kurbinas dhe te tjer Geg . Nuk jan te gjith verioret Malsor,por hap ndonje liber dhe lexo per tu formuar,qe te tjeret mos te gajasen me padijen tende,e cila ne kombinacion me urrejtjen te ben shum shum komik !
Ik mor grek te shkerdhefsha cfare te permban pragu.
Nuk jan te verteta ,,as nga kadareja ,,as nga palnika ,,,,,kanuni ishte vetem i katolikve ,,, myslymanet kishi sherjatin si ligj ,,,,ndersa romjoset ,,ose orthodhokset kishin ungjillin e krishtit,,,keshtu ka qen ne p .osmane ,,,