Bazilika Sinagogë e Sarandës është një nga monumentet më të rëndësishme arkeologjike të zbuluara në qytetin e Sarandës, në jug të vendit.
Ajo është një ndërtesë antike që daton nga periudha e vonë romake dhe është një nga sinagogat më të mëdha të zbuluara në rajon. Sinagoga është zbuluar gjatë gërmimeve arkeologjike të kryera në vitet e fundit dhe është e njohur për strukturën e saj të madhe dhe mozaikët e mrekullueshëm që janë gjetur në të.
Mendohet se hebrenjtë mbërritën në Shqipëri në katër periudha të ndryshme, që nga shekulli II. Ata madje krijuan një qytet të quajtur Jeriko e më vonë u quajt Orikum.
Sinagoga e Sarandës mendohet se është ndërtuar nga pasardhësit e hebrenjve që u vendosën në bregdetin jugor të Shqipërisë rreth vitit 70 pas Krishtit. Megjithatë, në shekullin VI, sinagoga u zëvendësua nga një kishë.
Gjatë shekujve XI-XII, Orikumi, i quajtur atëherë Jeriko, ishte pjesë e një krahine bizantine që përfshinte gjithashtu Kaninën dhe Vlorën. Kjo provincë, e njohur si provincia Jericho et Caninon, përmendet në dekretin perandorak dhënë Venedikut në 1198 nga Alexios III Angelos.
Sinagoga është një nga objektet më të vizituara nga turistë vendas e të huaj, që shkojnë në Sarandë, duke qenë se është një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të rajonit.
Aty zhvillohen edhe vizita të organizuara, të nxënësve të shkollave, të cilëve specialistët e DRTK Vlorë u shpjegojnë historikun dhe vlerat e monumentit.
Ky autori i shkrimit duhet ta ketë pasur babane autor të letrave anonime ne kohen e Qoftelargut kur fshataret i jepnin dhjetë orë ne ditë kazmes per nje bukë dy Kg... Pra, eshte soj hidh gurin fsheh doren, sepse nuk e ka vënë emrin... Shkurt: ne ato treva s'eshte folur ndonjëherë hebraisht, dhe shqipja eshte pasuruar me shumë nga greqishtja e vjetër dhe latinishtja... Mandej, monedha greke janë gjetur dhe ne Krime dhe Detin e Zi, por s'thote kush se ato jane greke... S'ka asgjë të keqe te jesh hebre por as krenari sepse njeriu nuk e zgjedh vetë etnine e tij...