Promovohet në ambientet e bibliotekës "Marin Barleti" monografia "Edi Rama: Neuroestetika e një artisti"...

10 Shkurt 2025, 15:52Kulturë TEMA
Promovohet në ambientet e bibliotekës "Marin Barleti"

Me datën 7 Shkurt, në ambientet e Bibliotekës Publike “Marin Barleti” u mbajt promovimi i monografisë “Edi Rama: Neuroestetika e një artisti” me autor piktorin dhe studiuesin e artit Oltsen Gripshi.

 Në thelb të bisedës ishte vetë autori i monografisë i cili nëpërmjet bashkëbisedimit rrëfeu përvojën e tij profesionale në lidhje me hartimin e një punimi monografik si dhe sfidat që has studiuesi profesionist gjatë procesit të njohjes dhe analizës së veprës pamore të një krijuesi.

Lidhur me punën monografike të Gripshit foli Fatmir Juka, piktor, studiues i artit pamor dhe përgjegjës i Galerisë së Arteve Shkodër.

E pranishme në këtë aktivitet ishte edhe Nënkryetarja e Bashkisë Shkodër, Znj. Teuta Shala Qyteza. Kjo monografi, botuar nga Onufri, mblodhi në një bisedë miqtë e autorit dhe artdashës të ndryshëm.

A.K./TemA

Lini një Përgjigje