Rama: Muzeu i Kujtesës dhe rindërtimi i hapësirës rreth Xhamisë, projekte transformuese për Shkodrën

10 Shkurt 2025, 13:43Kulturë TEMA
Rama: Muzeu i Kujtesës dhe rindërtimi i hapësirës rreth

Kryeministri Edi Rama shprehu sot bindjen se Muzeu i Kujtesës dhe rindërtimi i hapësirës përreth Xhamisë së Shkodrës, do të krijojnë një impakt shumë të fortë në aspektin e promovimit të qytetit jo vetëm brenda vendit por edhe ndërkombëtarisht.

Gjatë prezantimit të këtyre projekteve, Kryeministri theksoi se Rilindja e Muzeut të Kujtesës është një zotim i përbashkët me kryetarin e bashkisë së Shkodrës, Benet Beci.

“Bashkë me rindërtimin e hapësirës përreth Xhamisë së Shkodrës, këto janë tanimë dy projekte konkrete të arkitektit të Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi”, qilimit të gurtë të Shirokës si edhe hyrjes së re të Shkodrës, Jesus Hernandez”, vlerësoi Rama.

Kryeministri shprehu bindjen se realizimi i tyre me mbështetjen e qeverisë shqiptare, do t’i kthejë këto dy godina, në dy pika kyçe referimi për qytetarët, vizitorët e turistët e kryeqytetit të Veriut të vendit.

“Ekspozimi i  krimeve të diktaturës komuniste si edhe tregimi i historisë tragjike të fesë në Shqipëri, janë detyrim ndaj brezave po edhe vlerë e shtuar e një destinacioni kulturor si Shkodra”, shtoi Rama.

Kryeministri i konsideroi këto dy projekte transformuese për Shkodrën.

“I pari në sensin e marrëdhënies me të shkuarën dhe të domosdoshmërisë për të pasur një ekspozim të hapur të gjithë atyre plagëve të tmerrshme që diktatura komuniste hapi në Shkodër dhe i dyti për të krijuar një situatë absolutisht të re brenda perimetrit të zemrës së Shkodrës, duke e transformuar parkun sot të mbyllur të Xhamisë së Madhe në një hapësirë që sa e ngre lart në pah godinën domethënëse të xhamisë aq edhe i shërben komunitetit si një pikë takimi ku ndërthuren të gjitha moshat dhe ku shërbimet e xhamisë nga njëra anë dhe marrëdhëniet e një qyteti të tërë gjejnë vendin e tyre”, shtoi Rama.

4 Komente

  1. s
    sali

    Po perse nuk ja beri keto gjera te mira Talebani Berisha me talebanet e tij qe drejtonin shkodren me perpara ,apo i donte shkodranet mendje krimbur berishiste vetem mish per top

    Përgjigjjuni
    1. B
      Besnik Kurtabegu.

      Shkodra ska nevoje per makjazhe te neveriteshme te pushtetarve. Ano ka nevoje -- per rrugen 20 km Koman--Fierz --Hapjen e aeroportit te Gjadrit sa ma par --Hapje te nji pike doganore ne Zogaj --Zganom te rruges deri ne kalimin e Lezhes --Studim dhe hapje te nji rruge Prekal-Koman. --Furrnizim te rregullt me rryme elektrike te Vermoshit,Lepushes,Thethit Razmes.

      Përgjigjjuni
    2. D
      Dervishi William

      Or rama More fshatare pa culture jo i civilizuar '' shsiptaret Kane nevoje te njohin rrenjet e veta '' pellasgue illiriane Jo krimet e komunizmit '. I dine bota se kush ishin fachistet komuniste ''por duhet te njohin culturen tone civilizimin tone pellasgue illire ' duhet nje.muze me mbreteteshen teutan nje bust i madhe dhe mbretin gent '' bardhyl ja per cfare Kane nevoje fshatare i korruptuar n' Tani na Ben sikur intetesohet per pooullin rrufiani

      Përgjigjjuni
      1. R
        Ringjallja pellazge

        O Krietar, MUZEU I MBIJETESES, ku te pasqyrohen me themel krejt krimet sllavo-serbe, krejt fiset, farat, fshatrat dhe krahinat shqiptare te sllavizuara. Nese nuk mundesh, te pasqyrosh qe ne kohet ILIRE, pasqyro boten e afert ARBERORO-SHQIPTARE. Te njejten gje o krietar, te besh ne jug, Sarand apo Qimar, Permet apo Leskovik, MUZEU I MBIJETESES, ku te pasqyrohen krimet greko-bizantine dhe gjitha bota ARBERORE , e cila hiqet e greqizuar vetem nga heshtja e shtetit Shqiptar. Mos u mer me shqiptarin kunder shqiotarit, por me krimet cnjerezore te fqinjeve ne 200vjet histori dhe me miliona shqiptare te asimiluar. Komunizmi anti ballist dhe antikomunist, nuk vlen para atyre krimeve serbo - greke.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje