Shfaqet filmi "Pasaporta" në Shkodër, salla e Kinema Republikës e mbushur përplot (FOTOT)

9 Shkurt 2025, 18:53Kulturë TEMA
Shfaqet filmi "Pasaporta" në Shkodër, salla e Kinema

Pardje në Shkodër u shfaq filmi "Pasaporta" nga Eduart Grishaj dhe siç shihet nga foto salla e kinemasë ishte e mbushur përplot. Lajmin e bëri të ditur kryetari i bashkisë Beci në facebook.

"Kinema “Republika” është kthyer në destinacionin e shkodranëve këtë javë me filmin “Pasaporta” të regjisorit Eduart Grishaj.

Mbi 2800 persona kanë zgjedhur kinemanë e Shkodrës, e cila është transformuar në shërbim të tyre. Ky sezon i saponisur premton shumë surpriza për shikuesit.

Filmi “Pasaporta” do të shfaqet edhe nesër në tri orare në Kinema “Republika”. " - shkruan në rrjetin social facebook kryetari Beci. A.K./TemA

Lini një Përgjigje