VIDEO/ Stacioni ku duhet të ndalojmë të gjithë: Të rizbulosh librin përmes rrjeteve sociale

9 Shkurt 2025, 17:03Kulturë TEMA
VIDEO/ Stacioni ku duhet të ndalojmë të gjithë: Të

Dikur librat i zbulonim në librari, biblioteka ose përmes rekomandimeve të miqve. Sot, gjithnjë e më shpesh, lexuesit po gjejnë titujt e rinj përmes Instagramit, TikTok-ut dhe YouTube-it. Rrjetet sociale, shpesh të kritikuara për nxitjen e shpërqendrimit dhe konsumimin sipërfaqësor të informacionit, po shndërrohen në hapësira ku libri merr një jetë të re dhe krijon komunitete lexuesish.

Në episodin e radhës të Apostrof nga Bjorn Runa, bisedojmë me Kristiana Çelaj, themeluese e Stacionit të Librarisë, një profil që promovon librat dhe leximin në platformat dixhitale. Ajo ndan përvojën e saj mbi mënyrat se si rrjetet sociale mund të shërbejnë si një urë mes lexuesve dhe librave, duke i bërë ata më të qasshëm dhe më tërheqës për brezin e ri.

Si ndikojnë platformat dixhitale në mënyrën se si zbulojmë dhe përjetojmë librat? A po ndihmojnë rrjetet sociale në krijimin e një kulture të re leximi? Pse librat nuk janë vetëm një përvojë individuale, por edhe një mënyrë për të ndërtuar dialog dhe komunitet?

Leximi nuk e ka humbur rëndësinë e tij – ai po përshtatet me kohën. A janë rrjetet sociale një kërcënim apo një mundësi për ta afruar librin me më shumë njerëz?