Më 9 shkurt 1881 u nda nga jeta Fjodor Dostojevski (1821-1881), ishte shkrimtar, eseist dhe filozof rus, ku ndër veprat e tij kryesore janë: Krim dhe ndëshkim dhe Vëllezërit Karamazov.
Dostojevski mbahet mend për jetën e tij anormale në raport me shkrimtarët e tjerë rusë të salloneve.
Ai njihej si një njeri me vese që ishin në proporcion me gjeninë e tij. Kumarxhi, qejfli femrash dhe alkoli ai megjithatë provoi se nuk donte gjë më shumë se letërsinë.
Ndonjëherë, prej borxheve, ai i shiste romanet e tij ende pa u publikuar. Megjithatë realizoi kryevepra të shpirtit rusi si “Vëllezërit Karamazovë”, “Djajtë”, “Krim dhe ndëshkim”, dhe natyrisht “Idiotin”. A.K./TemA
Lini një Përgjigje