Letër për znj. Aurora Polo: Jepni dorëheqjen nga gara për emërimin në postin e drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së

10 Shkurt 2025, 09:18Kulturë TEMA

 

Letër për znj. Aurora Polo: Jepni dorëheqjen nga gara për

Zv.drejtore e Radio Televizionit Shqiptar

(Letra është personale)

Zonja Polo,

Statuti i RTSH-së, ndër të tjera, në Nenin 10, Pika 1, Germa C, saktëson:

“Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së… duhet të ketë përvojë pune jo më pak se dhjetë vjet, nga të cilat pesë vjet në pozicione menaxhimi NË MEDIA, institucione publike (jo administrative), në sektorin privat, në shkenca komunikimi, teknologji komunikimi dhe dixhitale.”

I njëjti kriter është i detyrueshëm edhe për emërimin e Zv. Drejtorit të Përgjithshëm.

Megjithatë, ish-Drejtori i Përgjithshëm, në shkelje të Statutit, ju ka emëruar Zv. Drejtore, dhe ju keni kryer funksionet e saj për disa muaj, edhe pse Këshilli Drejtues, nomenklaturë e të cilit jeni pjesë, ka REFUZUAR emërimin tuaj.

Befas, në një nga mbledhjet e Këshillit Drejtues, ju u emëruat me shumicë votash në pozicionin e Zv. Drejtorit të Përgjithshëm.

Padyshim, emërimi juaj ishte i ligjshëm, pasi vendimi u mor me shumicë votash. Megjithatë, sipas gjykimit tonë, ai ishte i paligjshëm për anëtarët e Këshillit Drejtues.

Gjithsesi, në një rast të tillë, ju nuk mund t’i shmangeni përgjegjësisë morale, pasi ishit e vetëdijshme që emërimi ishte në kundërshtim me Statutin e RTSH-së.

2. Kandidatura juaj për Drejtor të Përgjithshëm

Zonja Zv. Drejtore, pas dorëheqjes së Drejtorit të Përgjithshëm, ju keni aplikuar për postin e Drejtorit të Përgjithshëm.

E keni bërë këtë edhe pse jeni e vetëdijshme se, ashtu si në rastin e emërimit tuaj të parë, edhe për postin e Drejtorit të Përgjithshëm ekziston e njëjta pengesë ligjore:

Kriteri i përcaktuar në Statut – Neni 10, Pika 1, Germa C.

Këmbëngulja dhe etja e domosdoshme për t’u ulur në karrigen e Drejtorit të Përgjithshëm ju ka “errësuar vështrimin”, saqë nuk ju lejon të lexoni as Statutin.

Këmbëngulja juaj e pashpjegueshme ka zvarritur procesin zgjedhor për zgjedhjen e Drejtorit të ri të institucionit.

Nëse mendoni se mund ta realizoni pikësynimin tuaj ashtu si atëherë kur u ulët në karrigen e Zv. Drejtorit, gjykoj se gaboheni.

Duke u nisur nga sa më sipër, do t’ju këshilloja të jepni dorëheqjen nga gara për emërimin në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së.

Me respekt,

Leka Bungo

Kryetar i Këshillit Drejtues

Radio Televizioni Shqiptar (RTSH)

18 Komente

  1. W
    Www.sali berisha.com

    Po ky palaço me keto letra çdo muaj nga nje te tille. Ti je personi me negativ aty dhe duhet te zhdukesh qe aty. Njeri negativ dhe hajdut qe kerkon te krijosh cerdhwn tende. Njeri qe ve pampersa se bie era shurrë.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rebeka

      Leka Bungo nje bixhozxhi ordiner qe mban peng Rtsh, turp i zotit 81 vjec ky ska me llogjik. 24 ne 24 e keni tek tajvani ne casino, e vetmja menyr per tu rikthy ai televizion dhe per ti dhen frymarje punonjesve qe mbajn familjet me buk me ate pag, eshte zgjedhja e qytetares Aurora Polo Daja ne detyren e Drejtoreshes se Pergjithshme

      Përgjigjjuni
      1. I
        ILIR KEKO

        Rebeka...me fal...Aurora...le nam!!! Nuk emerohesh dot ne ate post, flije mendjen. Je shume injorante, e pacipe, dhe mbi te gjitha...shume kurve!!!

        Përgjigjjuni
        1. L
          Luli

          Lepirsi lekes

          Përgjigjjuni
    2. d
      dori

      Nuk e shikon njeri tvshurrën...

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shkembi

        Akoma shqiptaret do vazhdojne te degjojne pordhet e ketyre veremlinjve 80 vjecare?! C'mallikm paskemi patur?

        Përgjigjjuni
        1. c
          ccc

          Shkembi, ky eshte gozhda e ndryshkur dhe nje nder problemet kryesore ne RTSH. Ky tipi eshte master shefi i corbes qe gatuhet aty!

          Përgjigjjuni
          1. R
            Reli

            Leka Bungo nje plak matuf bixhozxhi, ky eshte kanceri atij tv

            Përgjigjjuni
          2. K
            KROI MBRETIT

            RTSH te shkrihet,boll jane televizionet private.Taksa qe paguajme per tel.shqiptar te ndahet per telev.private ne raport me udiencen qe kane .Ky eshte mendimi im.

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kuro Vari

              Ligjet i keni bbere per perjtesimin e Lekabungove ne detyren drejtuese. Dhe Lekabungot per pergatitjen e "menaxhereve" te reja si Beniada Nishanlliu me shoqe, qe passi nuk lane Hu pa thyer ne Itali, vine e punesohen ne Rtsh.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Lela

                Leka eshte qenia me e ndyr ne rtsh, hapet bythesh neper rtsh se kam mik edi ramen dhe kam gocen me pozicion te lart ne drejtesi Turp e faqja zez qe rama e mban akoma kte kellir

                Përgjigjjuni
              2. L
                Lasgushi

                Më vjen keq që ky Aleko Bungo,harxhon kohën e vyer, për këtë vogëlsira.Në një kohë që me "talentin " e të të spikatur,duhet të krijojë vepra letrare.Për të pasuruar,visaret e popullit shqiptar.Njësoj,si i "talentuari" Edi Rama,në fushën e pikturë dhe sklypturës.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Antena

                  Mamuthi i rtsh. Nje koqe kandari qe vetem heq pergjegjesine nga vetja. Po te kete dinjitet ky lloj fuksi te jape doreheqjen dhe te shkrihet bordi i sevilave bythlepirsa.

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Labi mediatik

                    Polo është ashtu siç është por, ky plaku Bunga- Bunga çfarë kërkon aty!? Ik o plak matuf, zhduku nga skena e artit dhe medies! Nuk e kupton se të ka kaluar koha me dekada?

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Televizori

                      Ore Leka Bungo e antaret e kshullit drejtues te RTSH, ju e keni në dore për ta zgjedhur apo jo në drejtimin e RTSH Auroren, pse duhet te japë dorëheqjen, cfare fshihet pas kësaj kërkese sepse me duket absurde, se këtë vete e keni në dore dhe i luteni asj te heqe dore nga kandidimi

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Tarasi

                        Mo mire ta zgjedhin punonjesit se te gjitheve i veni nganje emer por vete si quheni? Vk? Rk?Bq?Shk?Bo?

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Tarasi

                          Si e ke emrin je o Leka! Lepires????????

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Tironaheroike.com

                            Ore, po çpune ka ky Leka, ky 81 vjeçar. Çdo more ky ne pune akoma? Ik more matuf legen dhe loz domino apo kumar sa të duash e mos na u bej si talent. Plehre e keqe dhe burrë i keq. Ndyrësirë.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje