"Themelojmë Klubin e Librit “Mësojmë nga e kaluara” në Sarandë me diskutimin e librit të Nebil Çikës.
Sarandë, 11.04.2024-Biblioteka “Bilal Xhaferri” mirëpriti një aktivitet të Autoritetit të Dosjeve për të shënuar themelimin e Klubit të Aidssh - Klubi i librit "Mësojmë mbi të kaluarën" në këtë qytet përmes diskutimit të veprës së Nebil Çikës dhe librit të tij "Biri i armikut", botuar nga @ISKK në kujdesin e z.Çelo Hoxha.
Në takim merrnin pjesë familjarë, përfaqësues të bashkisë, anëtarë të Autoritetit, përfaqësues të ISKK-së, miq e mësues.
Takimi u hap me një minutë heshtje për autorin, i cili eshtë ndare nga jeta dy vjet me parë duke lënë pas shumë kujtime dhe bashkëpunime të frytshme me Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.
Në fjalën e tij të hapjes z. Altin Hoxha, kryetar në detyrë i AIDSSH vlerësoi bashkëpunimin me Nebilin si një miqësi të çmuar në shërbim të së vërtetës : " Ai ishte një mik i çmuar dhe i punëve të mira, një aktor i kujtesës që do të kujtohet nga miqtë e bashkëpunëtorët gjatë, tashmë edhe prej veprës së tij, të cilën do e diskutojmë sot me ekspertë të AIDSSh-së dhe mësuesit e sistemit parauniversitar të qytetit ."
Në emër të Autoritetit, u lexua një mesazhi i kryetares së Autoritetit, Dr. Gentiana Sula, ku theksohej se:“Ky libër hapi një dritare për brezin e të persekutuarve, duke rrëfyer historinë me dhembje e dinjitet.
Ky aktivitet është një udhëtim në veprën e Nebil Çikës, një ftesë për të kuptuar plagët e diktaturës dhe guximin për të thënë të vërtetën.
Në AIDSSH, ne hapim dosjet që e shkuara të jetë mësim, jo barrë që rrezikon përsëritjen.”
Brunilda Çërraga, nga DMSHEQ, foli për rëndësinë e njohjes së brezit të ri me këtë lloj letërsie dhe transmetimin e historisë dhe të vërtetave në këto libra: “Në Shqipëri, është ende e vështirë të shpjegosh të shkuarën. Të rinjtë nuk e kuptojnë, nuk e besojnë dhe shpesh nuk e pranojnë. Historia e Sigurimit të Shtetit, e dhimbjes dhe dëmit që ai solli në jetët e shumë njerëzve të pafajshëm, është një pjesë e mohuar në programet mësimore – një histori e heshtur, por e vërtetë. Përmes këtyre librave, ne i afrohemi mësuesve, që ata t’ia afrojnë nxënësve – përmes orëve jashtëkurrikulare.”
Gazmir Çika, djali i autorit, solli dimensionin personal të rrëfimit: Ky libër është një akt rezistence dhe dashurie ndaj të vërtetës së familjes sime, por edhe të shumë familjeve të tjera që kanë heshtur.”
Hekuran Halili, kryetar i Klubit të Krijuesve Jonianë, theksoi:
“Ky libër nuk është thjesht një përkujtim i jetës dhe veprës së fisit, gjyshit, babait, birit. Ai është një akt drejtësie shpirtërore të munguar për padrejtësitë e bëra ndaj tyre. Përmes rrëfimeve të babait të tij, Sorkadhit – një nga emrat më të bukur të bijve shqiptarë – dhe i kthen në simbole të dinjitetit njerëzor, në një tokë që shpesh e ka kafshuar të vërtetën nën baltën e harresës.”
Z. Selami Zalli, Drejtor i Drejtorisë së Informacionit në AIDSSH, theksoi se:
“ Këto dokumente janë dëshmi, por njëkohësisht edhe një thesar nga ku mund të lindin krijime artistike me bazë historike, që flasin gjuhën e brezave të rinj. Këto krijime janë një mjet i fuqishëm për të mos lejuar që gabimet e së kaluarës të përsëriten. Përmes shembujve konkretë, u shpjeguan mekanizmat e ndjekjes, kohëzgjatja e përndjekjes dhe përkufizimi absurd i ‘elementit armik’, duke e lidhur drejtpërdrejt veprën me realitetin dokumentar.”
Një ndër pikat kulmore të aktivitetit ishte prezantimi i punimit studimor nga znj. Mirela Murrizi, specialiste e AIDSSH, e cila solli një analizë të thellë të ndërthurjes mes përmbajtjes së librit dhe dokumentacionit arkivor:
“Përmes këtij libri dhe dosjeve, ne kuptojmë mekanizmin e përndjekjes që e kategorizonte njeriun si ‘armik’ vetëm për shkak të prejardhjes.
Ky nuk është vetëm një libër për kujtimet – është një dokument për të mos harruar.”
Nxënësja Renalda Xhelili lexoi një fragment të përzgjedhur për të sjellë botën e të rinjve më afër me përjetimet e së shkuarës, ndërsa mësuesja Natasha Xhelili tha: “Ky libër është mësim dhe paralajmërim –, për të mos lejuar që një kohë kaq tragjike të relativizohet apo të mbulohet me harresë.
Historia, për të qenë mësim dhe për të shpëtuar brezat e rinj, nuk duhet të mbetet e patrajtuar dhe e pastruar nga mitet dhe gënjeshtrat që janë ngritur për të fshehur abuzimet.” Në diskutim hyri edhe mësuesi Halil Shabani, Feruz Pulaj , Riki Nikolla, etj.
Në mbyllje z. Altin Hoxha sugjeroi dhënien e një titulli nderi nga pushteti vendor për Nebil Çikën.
Klubi i Librit “Mësojmë nga e kaluara” do të vazhdojë rrugëtimin në qytete të tjera, duke sjellë vepra që lidhen me dosjet e diktaturës dhe duke krijuar ura reflektimi ndër breza." - shkruan Autoriteti në facebook.
Me dhimbje perjetojme sote te kaluaren dhe per secilin Familiare - indivite dhe shoqeri qe ka perjetuar ato kohe te herreta ! Fatekeqesia me e madhe , qe xhelatet nuk u ndeshkuan ! as nga familiet e te vuajterve dhe as nga indivite qe kane vujatur..... xhelatet kriminele sote i ke te kaperdsur dhe te buzeqeshur kudo , shetisin te lire dhe jetojne me krenarine e tyre, per krimet qe kane bere ata vete ose Familiaret e tyre.... Haram i qofte secilit qe nuk u more me asnje nga xhelatet kriminel ! Haruan gjithcka, ha thua se ato kohe ishin si nje kohe Filmi dhe jo te pervujatur origjinale , ku me mijra Familie - indivite - dhe shoqeri u shkateruan , u vrane, u torturuan , dhe sote ha thua se ajo kohe ska qene reale e vertete...
Me dhimbje perjetojme sote te kaluaren dhe per secilin Familiare - indivite dhe shoqeri qe ka perjetuar ato kohe te herreta ! Fatekeqesia me e madhe , qe xhelatet nuk u ndeshkuan ! as nga familiet e te vuajterve dhe as nga indivite qe kane vujatur..... xhelatet kriminele sote i ke te kaperdsur dhe te buzeqeshur kudo , shetisin te lire dhe jetojne me krenarine e tyre, per krimet qe kane bere ata vete ose Familiaret e tyre.... Haram i qofte secilit qe nuk u more me asnje nga xhelatet kriminel ! Haruan gjithcka, ha thua se ato kohe ishin si nje kohe Filmi dhe jo te pervujatur origjinale , ku me mijra Familie - indivite - dhe shoqeri u shkateruan , u vrane, u torturuan , dhe sote ha thua se ajo kohe ska qene reale e vertete...