Rruga e mundimshme drejt suksesit, masterclass me regjisorin Erenik Beqiri në Fakultetin e Artit Skenik

12 Prill 2025, 16:30Kulturë TEMA
Rruga e mundimshme drejt suksesit, masterclass me regjisorin Erenik Beqiri

Fakulteti i Artit Skenik të Universitetit të Tiranës, organizoi masterclass-in “Per Aspera Ad Astra” me regjisorin e njohur Erenik Beqiri, kandidat për Best Short Film në Festivalin e Kanës dhe fitues në Bienalen e Venecias me filmin “Short Trip”.

Në takim ishin të pranishëm studentë, regjisorë të rinj dhe pasionantë të kinemasë për të ndarë përvoja, ide dhe sfida nga rrugëtimi i vështirë, por i bukur drejt artit filmik.

Diskutimet mbi procesin e ngritjes së fondeve, përballimin e vështirësive dhe krijimin e projekteve të reja, sollën një atmosferë frymëzuese dhe reale për të gjithë pjesëmarrësit.

Regjisori Erenik Beqiri ndau me sinqeritet dhe pasion eksperiencën e tij dhe i frymëzoi të rinjtë të ecin përpara, pavarësisht sfidave.

Me moton “Per Aspera Ad Astra”, që do të thotë se rruga drejt yjeve kërkon mund, ky takim kujtoi se çdo hap përmes vështirësive është një hap drejt suksesit. 

Lini një Përgjigje