nga Sadik Bejko
Sapo lexova në ExLibris ciklin e fundit poetik të poetit Rudolf Marku. Ka vite që poezia e tij po shënon veç arritje të shënuara jo vetëm në poezinë e tij.
Është një zhvillim i mrekullueshëm i talentit të tij. Madje... një vërshim i papërmbajtshëm. Një pasurim i gjuhës së tij poetike, i vargut të çliruar, i fjalës, frymës së butë në flatrim të fantazisë së begatë. Jam i lumtur që e lexoj.
Cilësitë i tij të provuara të erudicionit, të intelektuales, të ironisë vijnë edhe në këtë cikël. Ajo që të befason është vrylli i një situatë poetik në çmim të pandërprerë.
Poezitë janë shkruar në shkurt mars 2925. Janë ende të ngrohta, të përballuar, dalë nga farka e vatra e krijimit.
Më lumturuar poezitë për femrën, për të dashurën. Poeti shkruan e ndien me gjakun e ngrohtë të të riut.
Një cikël i tillë (si dhe ai i mëparshmi po në.këtë gazeta) më bëjnë të ndjehem krenar për mikun tim Rudolf. Por dhe për poezinë.
Poezia është e gjallë ende rilind në pendën e mjeshtrave, si në lirshmërinë e vargjeve të bujshëm, të ëndshëm, të të folurit bukur për gjërat më të thjeshta e më të thella njerëzisht... si te trubadurët e sotëm... të lashtë...
Na emocionove Sadique...kenke prekë shumë, nuk janë poezi por prozë e keqe.
Na ngŕenc mune o Saďik,.bashke me kete coftinen e leshit