Filmi triller “G20”: Aktorja Viola Davis në rolin e Presidentes së SHBA

11 Prill 2025, 17:49Kulturë TEMA
Filmi triller “G20”: Aktorja Viola Davis në rolin e Presidentes

Për Viola Davis, duke parë imazhet e saj të para të një “gruaje me ngjyrë” në televizion kur ajo ishte duke u rritur u bë frymëzim për rolin e saj si presidente e Shteteve të Bashkuara në filmin thriller “G20”.

Seriali dramatik amerikan i krimit i vitit 1974 “Get Christie Love!” me protagoniste Teresa Graves si një detektive e fshehtë, e mahniti menjëherë Davisin.


“Sa herë që ajo arrestonte dikë, më duket sikur thonte ‘je e arrestuar, e dashur‘, dhe unë përgjigjesha ‘O Zot! O Zot!’ dhe vazhdonte t’i hidhte burrat nga ballkonet”, tha Davis për Reuters.

“G20”, i cili mbërrin në Amazon Prime Video drejtohet nga regjisorja meksikane Patricia Riggen dhe ndjek personazhin e Davis Presidentes së SHBA Danielle Sutton, e cila mbron familjen e saj dhe liderët e tjerë botërorë kur sulmohet samiti i G20 në Cape Town, Afrika e Jugut.


Aktorja Davis është fituese e shumë çmimeve Emmy, Grammy, Oscar dhe Tony, një nga nderimet më të larta për një interpretuese në Hollywood.

Lini një Përgjigje