“Vejusha gazmore” në skenën e Universitetit të Arteve: Një shfaqje e studentëve në nisje të rrugës artistike

11 Prill 2025, 13:46Kulturë TEMA
“Vejusha gazmore” në skenën e Universitetit të

Opereta Klasike me tri akte “Vejusha gazmore” është e para shfaqje e plotë që studentët e Fakultetit të Muzikës do të ngjisin në skenën e Universitetit të Arteve. Një produksion që është produkt i një vizioni te vetë Universitetit për t’i mbështetur, promovuar dhe trajnuar artistët e ardhshëm me produkte artistike të angazhuara. Jo vetëm kaq, por kjo shfaqje është një mundësi për të hapur dyert e rrugës së tyre artistike.

Silvana Skënderi, zv.dekane e Fakultetit të Muzikës: Të gjithë nismat dhe projektet janë në vazhdën e stimulimit dhe mbështetjes së studentëve, përgatitjen e tyre për tregun e punës.


Arben Llozi, dekan i Fakultetit të Muzikës: Ne kemi futur një koncept tjetër, është një shfaqje e kompletuar me të gjithë elementët e vetë, pothuajse profesionistë!

Trendit në rënie të studentëve në degë të ndryshme dhe veçanërisht në ato më specifike, nuk i ka shpëtuar as Universiteti i Arteve, ndaj rifreskimi i programeve mësimore dhe rikonceptimi i tyre me prodhime konkrete të angazhuara skenike, padyshim që është mirëpritur nga studentët.

“Për karrierën e një këngëtari të ri, është goxha e rëndësishme dhe hov më i madh për në skena më të mëdha.”

“Na përgatit ne për të shkuar edhe më lart, edhe jashtë vendit.”


 “Vejusha Gazmore” është vënë në skenë për herë të parë më 1905 me një subjekt që ndërthur humorin, dashurinë, atmosferën aristrokratike pariziene e që sonte do të ngjitet në skenën e Universitetit të Arteve nën drejtimin artistik të Dritan Lumshit dhe regjinë e Redjan Mulles.

Lini një Përgjigje