Para ca kohësh po lexoja nëpër internet, në anglisht kuptohet, për filmin e fundit të sagës "Fantastic Beasts" e cila është vazhdimi i Harry Potter por paravendosur në kohë në anglinë e viteve 1800.
Filmi i saj i fundit? The secrets of Dumbledore. Tani vjen dhe lajmi i keq. Filmi i radhës nuk do të xhirohet për shkak se producentët e shkrimtarët e skenaristët kanë zgjedhur të fokusohen te seriali i radhës "Harry Potter".
Kisha një si ankth por po vëreja se asnjëri nga miqtë e mi se ndante ndjesinë e ankthit. Thënë në mënyrë të sheqerosur, ata se çanin fort kokën.
Atëherë fillova të kuptoj pse shumë prej amerikanëve votojnë për një antinjeri si Elon Musk dhe një fashist si Donald Trump. Ata kanë humbur çdo dimension që i lidh me fëmijërinë e tyre. Ata janë të paaftë të kuptojnë simbolet, ata janë të paaftë të ëndërrojnë, ata kanë attention span të shkurtër, ata shantazhohen lehtë, ata hanë bar.
E njëjta situatë dhe në Europë me thënë të drejtën. Shumë pak lexohet dhe do lexohet dhe më pak. Edhe nëpër fëmijë Zhyl Verni dhe Jonathan Swift apo Mark Twain nuk e kanë fuqinë që kanë pasur. As Edmondo De Amicis. Kujt i kujtohet romani "Zemra". Ose "Fëmijët e sotëm" i Aziz Nesin. Ose Çufoja i Gaqo Bushakës.
Kam përshtypjen se nën komunizëm është lexuar më shumë, edhe tirazhet e librave ishin më të shumtë. Nën përdhunë dhe mungesë lirie mos ndoshta fitohet një liri e brendshme? Kjo është një pyetje për filozofët. Por edhe filozofia urrehet dhe trajtohet me përçmim nga populli.
Të rritur që nuk deduktojnë, të rritur që nuk mendojnë me simbole, të rritur pa humor, të rritur pa muzikë. Të rritur që votojnë për Trumpin, fëmijë që nuk kanë lexuar kurrë Harry Potterin...