Taban: tingujt e këngëve popullore qytetare në TKOB

29 Qershor 2025, 17:17Kulturë TEMA
Taban: tingujt e këngëve popullore qytetare në TKOB

Një udhëtim muzikor në rrënjët e shpitit shqiptar aty ku buron plot krenari kënga popullore qytetare. Janë këto tinguj që do të vijnë përmes sopranos Nina Muho me 16 këngë qytetare shqiptare të interpretuara për herë të parë me kuartet.   

Ky koncert, është një mozaik emocionesh, kujtimesh dhe tingujsh që përqafojnë tabanin e çdo treve shqiptare si thesarin më të çmuar të identitetit tonë kombëtar.

Këtë herë do të vij  me kuartet dhe programi do të përmbajë 16 këngë shqiptare nga të gjitha trevat dhe jemi munduar që të zgjedhim këngë që të prekim të gjithë Shqipërinë dhe gjithashtu edhe këngë kosovare dhe jam shumë e emocionuar që unë këtë herë do të këndoj shqip”, u shpreh soprano Nina Muho.

Koncerti “Taban” do vijë mbrëmjen e 30 qershorit në Teatrin e Operës dhe Baletit, transmeton rtsh.

Lini një Përgjigje