
Demonstrata e 14 janarit 1990 në Shkodër Sinjalin e parë të kryengritjes shqiptare do ta jepte Shkodra me mëtimin legjendar të disa qytetarëve të saj për të rrëzuar më 14 janar 1990 një bust të Stalinit në lulishten kryesore të qytetit. Rindërtimi më vonë i ngjarjes nëpërmjet dëshmive të protagonistëve dhe proceseve gjyqësore kundër tyre do ta vendoste dhe mbante përgjithmonë 14 janarin në kufijtë e të pabesueshmes. Duket si përrallë sot e kësaj dite. Një përrallë me njerëz realë, me data reale, me ndeshje dhe plagë reale. Dedë Kasneci dhe Rin Monajka ishin dy punëtorë mes të tridhjetave e dyzetave që kishin menduar të rrëzonin bustin e diktatorit mustaqeli nga Gjeorgjia e largët në qytetin e tyre. E kishin biseduar me njëri tjetrin si një përbetim dhe kishin konceptuar një rrëzim spektakolar të bustit me pjesëmarrjen e një numri të madh njerëzish. Pra kishin konceptuar një demostratë, një shenjë të zgjimit të Shqipërisë dhe bashkimit të saj me vendet që kishin flakur robërinë komuniste. Ideja e demostratës kishte pushtuar mendjet dhe zemrat e tyre, kishte vrarë gjumin e tyre. E dinin çfarë ziente prapa qetësisë së jashtme të qytetit. Shumica e shkodranëve nuk e donin regjimin, të cilin vazhdonin ta gërryenin nga brenda me barcaleta. E gjithë kjo kishte shërbyer për t’i dhënë hapësirë përqeshjes si mjet lufte kundër së keqes. Por kur mbetet në vend e nuk gërshetohet me forma të tjera të shprehjes së kundërshtimit, përqeshja merr format e një konformizmi të ri. Kishte ardhur koha që Shkodra të jepte një goditje force. Deda ishte një burrë trim dhe i vendosur, Rini kishte trup atleti dhe mendje intelektuali. Nga babai i tij, Zef Dukagjini- Monajka, bir i një oficeri austriak me një vajzë shqiptare, kishte trashëguar pasionin për gjuhët e huaja dhe leximin. Besohet se ideja e rrëzimit të bustit të Stalinit i feksi në kokë pikërisht këtij djali të dyfishtë të Shqipërisë dhe Austrisë, që lufta e egër e klasave ua kishte privuar si talent të lindur shkencave dhe sportit. Kasneci, Monajka dhe miqtë e tyre të ngushtë, që ishin përfshirë ndërkohë në përbetimin e famshëm, caktuan fillimisht 11 janarin si ditën e rrëzimit të bustit. Në kalendarin e regjimit 11 janari ishte Festa Zyrtare e Republikës, pra ditë pushimi. Njerëzit e kishin zakon të dilnin në qendër të qytetit për të shtyrë 22 Preç Zogaj kohën. Ideja ishte që me sehirxhinjtë e shumtë të bashkoheshin të thirrurit me kast për të bërë së bashku një mur njerëzor rreth bustit që do të rrëzohej. Por në 11 janar u mblodhën pak njerëz në qendër të qytetit. Pikërisht atë ditë bëri një vizitë private në Shkodër ambasadori i Gjermanisë Perëndimore, Werner Daum, i cili, në kundërshtim me udhëzimet e shefave të tij në Bon dhe në thyerje të standartit të ngurtësisë së diplomatëve të huaj në Tiranë, e kishte zakon të dilte shpesh lart e poshtë nepër Shqipëri, të ndalej dhe të bisedonte me njerëz të ndryshëm me aq shqip sa kishte mësuar për ketë qëllim. Zërat midis legjendës dhe së vërtetës përhapën lajmin se Rin Monajka foli me ambasadorin, ndërsa makina me xhama të ulura e këtij të fundit po rrëshqiste ngadalë në qendër të qytetit. Me gjasë, ambasadori gjerman u tha Rinit dhe disa shkodranëve që po ecnin ngjitur me makinën e tij “hë, çfarë prisni, ngrihuni”. Dukej e çuditshme kjo për statusin e një diplomati të huaj në Shqipërinë e bunkerëve, por këto ishin fjalët që u përcolli Rin Monajka shokëve të tij të përbetimit. Ndoshta i kishte thënë vertetë ambasadori Daun, ndoshta i kishte përpunuar vetë Rini, por e kishte parë të udhës t’ja atribuonte gjermanit për t’u dhënë zemër shokëve të tij. Sakaq, Monajka u vesh para tyre me petkun dhe hirin e kasnecit të demostratës. Ambasadori i Gjermanisë nuk reklamoi më vonë ndonjë rol të drejtpërdrejtë në nxitjen e ngjarjes së 14 janarit në Shkodër, ndërkohë që do të pohonte publikisht inkurajimin e eksodit të 2 korrikut të po atij viti nga ambasada gjermane në Tiranë. Nuk u vertetua, pra, version i një kushtrimi gjerman në Shkodër, por fakti ishte se fjalët e ambasadorit Daun, të vërteta apo të sajuara, u përhapën me shpejtësi në gjithë qytetin dhe ngritën peshë qindra- mijëra zemra. Bota nuk e kishte harruar Shqipërinë dhe Shkodrën. “Ambasadori e plasi thirrjen e tij. Ej, është Gjermani ajo, të shkul! Po e ka ndarë mendjen Gjermania, ka mbaruar kjo punë. Të ngrihemi! S’kemi ç’të presim më”! Të përbetuarit, numri i të cilëve ishte rritur ndërkohë, vendosën datën e re të demonstratës për rrëzimin e bustit të Stalinit: 14 janarin. Dedë Kasneci, Rin Monajka, Flamur Elbasani, Gjergj Livadhi, Flamur Begu, Tonin Dema, Nikolin Margjini, Viktor Martini, vellezërit Haxhi, Ndoc Liqejza, Nikolin Thana, Gjovalin Pala, Bac Bilali, Ylli Gërshana, Klaudio Daka, Aldo Perizi, vëllezërit Alibali për të përmendur me të njohurit e përbetimit, - u shpërndanë lagje më lagje për të takuar, njoftuar, nxitur e ftuar njerëz. Morën kudo përgjigje pozitive, por dështuan të gjenin një intelektual që pranonte të mbante një fjalim para turmës. Një prift trim, dom Simon Jubani, që s’kishte shumë që ishte liruar nga burgimi i gjatë politik, u tha se ishte gati të thoshte një meshë për ta, pa marrë parasysh pasojat, por statusi i njeriut të fesë ia ndalonte të Fillimet 23 merrte pjesë në veprimtari të karakterit politik. Atëherë, leximin e fjalimit e mori përsipër një djalë i ri, Kolec Ublina.

Ideja e demostratës për rrësimin e bustit të Stalinit po përhapej me shpejtësi si ethe në Shkodër. Të përbetuarit s’po ruheshin më, kishin dalë pothuajse hapur. Ndërkohë, trupa policie shtesë dhe vetë krerët e Sigurimit të Shtetit kishin zbarkuar në Shkodër. Të dyja palët po përgatiteshin për përballjen e paralajmëruar. Të parët, duke u bërë thirrje njerëzve të dilnin në demostratë; të dytët, duke vëzhguar lëvizjet e të parëve. Nganjëherë, subjekt i thirrjeve për të dalë në demostratë ishin vetë oficerët e panjohur të Sigurimit të ardhur nga Tirana. Më 13 janar, Gjergj Livadhi me shokun e tij, Nikolin Thana, u futën në një kafene. Në banak panë një burrë me kasketë që po pinte kafe dhe po dëgjonte i qetë ç’po thuhej. Gjergji i’u drejtua edhe atij, si gjithë të tjerëve. I panjohuri me kasketë doli pa thënë asnjë fjalë. Disa orë më vonë, kur kishte kaluar mesnata dhe kishte hyrë data 14 janar, forca të shumta policie zbarkuan në shtëpinë e Gjergj Livadhit dhe e arrestuan. Në Degën e Punëve të Brendshme, ku e dërguan me duart në pranga, u përball me burrin me kasketë, të cilit i kishte kërkuar të mos mungonte në demostratë. Aty e mori vesh se ishte vetë zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Zylyftar Ramizi. “Jemi takuar bashkë sot paradite”, iu drejtua Ramizi. “Diku jemi parë”, ia ktheu Livadhi. Fati i tij ishte shkruar. Në pranga dhe tortura do të përfundonin krerët e përbetimit dhe dhjetra qytetarë të tjerë, për të cilët kishte prova apo dyshime se kishin mbështetur planin e organizatorëve kryesorë. Të gjithë do të arrestoheshin gjatë natës së trembëdhjetë janarit, duke u gdhirë katërmbëdhjeta, por edhe më vonë mjaft të tjerë, gjatë operacionit të posaçëm të Ministrisë së Brendshme për të shkulur me rrënjë përbetimin e 14 janarit. Të gjithëve do t’u kërkohej të tregonin shërbimin e huaj që qëndronte pas tyre. Partia e Punës dhe Sigurimi shqiptar nuk mund të besonin se një përbetim si ai i 14 janarit mund të ishte vepër e një bërthame qytetarësh, malësorësh e punëtorësh të thjeshtë. Të nesërmen zbardhi në Shkodër një nga ato ditët me vranësira të pjesshme që duket sikur nuk do të lindin kurrë tamam, ndërsa qielli as mbyllet, as hapet. Rreth tre mijë njerëz dolën nga shtëpitë për të marrë pjesë në demostratën e parë të jetës së tyre. Ishin marrë vesh pa fjalë se kishte ardhur ora, se duhej të dilnin, se duhej të mblidheshin rrathë- rrathë, në heshtje, rreth bustit të Stalinit në lulishten kryesore të qytetit, jo për t’i hedhur lule, por për t’iu bërë mburojë disa trimave që ishin përgatitur t’i hidhnin litarin. Ata të pararojës u afruan dhe qëndruan përballë bustit të diktatorit gjeorgjian, të cilin Enver Hoxha, përveçse si ikonë të pushtetit të tij, e kishte përjetësuar në Shkodër edhe si një fyerje për qytetin e vjetër të lulevileve, kopshtijeve, arieve, këmbanave dhe çdo 24 Preç Zogaj gjëjë tjetër që ishte zhdukur apo tjetërsuar në këtë qytet të vjetër me ardhjen në pushtet të komunistëve. Qëndrimi në heshtje i shkodranëve përkarshi bustit të Stalinit ishte pamja më absurde, por edhe kryengritja më origjinale që ajo ditë e 14 janarit shqiptar të vitit 1990 i ofronte botës mbarë. Bota nuk ka fat me ngjarjet e papërsëritshme dhe ngjarjet e papërsëritshme nuk kanë fat me botën ...
Shkrimet i zbukurojne ngjarjet i bejne te besueshme.
Nga e djathta D Kasneci, Lekë Sinishta, ? Kasneci.
Nje shkrim shume i dobet si duket nuk eshte shkruar nga Preçi pasi nuk eshte i sakt.Ne tregin ka shume te pa verteta, pasi per kete ngjarje ka dokumenta te shumet shume te sakta dhe deshmitar okular te ngjarjes qe e tregojne ngjarjne reale.
Kisha nje shoke qe ishte i persekutuar dhe ndiqej me teper se nje dhjetevjeçare nga sigurimi i shtetit bashke me te vellane. Une isha nje burgaxhi, denuar per hajdut ne burgun e hajduteve ne Bulqize. Pas mbarimit te burgut nuk u ktheva ne qytetin tim te lindjes por qendrova ne Bulqize. Ky i persekutuari me thoshte se ti je njeriu i pare kundra regjimit dhe demokrat. Me 1974 me ishin kapur njezete dele. Kur u ba tufzimi une i fsheha. Pasi me diktuan mi moren te gjitha. Dhjete sa deshi komisioni(!) mi paguan, dhjete mi konfiskuan. Erdhi Viti i Ri, shkova te marre rracionin e mishit 600 grame per fryme. Nuk ma dhane se nuk nxirrnja gruan ne pune. Shkova naten e 31 dhjetorit dhe vodha njeren nga delet e mia(i njihja). Me 12 dhjetor, mesuesi pyet nxenesit: si e kishin festuar vitin e ri. Djali im ne klasen e pare te fillores ju tregone: kete vit te ri u kenaqem me mish! Mesuesi qe ishte informuar nga operativi e pyet me takt djalin qe tregoi se lekuren e deles babai e ka vendosur ne tra te shtepiseper ta thaje. U denova 16 vjete burg. Erdhi demokracia dhe Azem Hajdari ne veture me shoferin ne anen tjeter kaloi permes sheshit Minatori para Kino Klubit. Ecnin ngadale dhe askush kishte guxim t'i afrohej. Tek shelgu ku ishte vendosur thirrja e 22 intelektualeve te Pare te Bulqizes per P.D. ju afrua i persekutuari politik, shoku im me i ngushti. Partia dhe sigurimi kishin dale te gjithe para Kino klubit dhe ndiqnin levizjet e Azemit. Folen pake dhe u ndane. Makina e Azemit mori udhen nga spitali, unazes se fushes ece e ndalu. I persekutuari kaloi ne Farmacin e qytetit dhe u kthye. Serish koinçidenca ne te njejtin vend i persekutuari, u gjete prane me makinen e Azemit dhe ju afrua serish dhe ju foli me buzeqeshje. Une u afrova gati ngjite me te persekutuarin. Shoferi i vetures qe ishte ne krahun tone nga shelgu i tha Azemit: Ta marrim, ta fusim brenda( pra aktivizojme)!!!??? Azemi i tha: JO. Pse mor jo? ju grinde shoferi nje imtak por dukej se duhet te ishte sampist i pregatitur. -Jo bre Jo, tha Azemi, nuk e mbushe bre, nuk e mbushe dhe u larguan. Te nesermen u perhap fjala si vesh me vesh se i persekutuari ishte agjent Anglo-Amerikan. Ke pyeti Azemi dhe kush ja dha informacinin ne rrethe-rrotullim nga fusha e qytetit se personi i pare qe i ishte afruar ishte i tille antikomunist, i padesheruar per tu ngritur ne çerdhen e Partise Demokratike. Sigurisht ndonje operative sigurimi sekret qe i dinte mire arshivat e ndjekjes, ne qytetin minator te Bulqizes. Pas vitit 2000 te persekutuarin nuk e kam pare me, vetem me kane mbetur do shkrime te tij qe mi pate besuar t'ja ruaja ne rast kontrolli ne Demokraci. Nuk e di rrone apo ka vdekur.
Ike more KAR qe vendos edhe emrin e Gjergj Fishtes si pseudonim. Te paskan denuar 16 vjet burg pse ke vjedhur nje dele ?! Nuk ka mbetur budalla as maskara pa shkruar ne rrjetet sociale. Zot na ruaj nga budallenjt e pafund.