Vdes profesori Muhamed Kërveshi

15 Shkurt 2025, 08:39Kulturë TEMA
Vdes profesori Muhamed Kërveshi

Dje ka vdekur në moshën 90- vjeçare,  profesori universitar Muhamed Kërveshi.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij të cilët kanë njoftuar se Kërveshi ka vdekur pas një sëmundje të shkurtër.

Muhamed Kërveshi lindi në Mitrovicë më 1935. Shkollën fillore e kreu në Pejë, ndërsa gjimnazin në vendlindje. U largua nga Kosova për të studiuar filozofi në Universitetin e Beogradit dhe më pas kreu studimet pasuniversitare në Zagreb.

U rikthye në Kosovë, në Prishtinë, ku mbrojti më pas edhe doktoraturën.Ka dhënë mësim në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës.

Lini një Përgjigje