VIDEO/ Veshjet tradicionale shqiptare ne Oktoberfest!

21 Shtator 2025, 17:03Kulturë TEMA
VIDEO/ Veshjet tradicionale shqiptare ne Oktoberfest!

Veshjet tradicionale shqiptare ne Oktoberfest!

Një moment i veçantë në historinë e Oktoberfest, festes me te madhe popullore ne bote, e cila zhvillohet qe prej vitit 1810.

Rreth 9,000 pjesëmarrës nga shoqatat e kostumeve tradicionale nga Bavaria dhe e gjithë Evropa marrin pjesë në 60 grupe, të veshur me kostume historike dhe tradicionale që janë mbresëlënëse në mënyrën e tyre unike.

Sot për herë të parë në historinë e Oktoberfestit, kultura dhe veshjet tradicionale shqiptare u prezantuan në paradën madhështore të Trachten- und Schützenzug.

Ky moment historik u bë i mundur falë përkushtimit të shoqatës "Iliria München", me nje aktivitet 25 vjecar ne mbrojtje e kultures dhe traditave shqiptare ne Bavari.

Me mbeshtetjen e Ministrise per Europen dhe Punet e Jashtme te Republikes se Shqiperise, u be e mundur qe grupin perfaqesues prej 40 anetaresh me veshje nga te gjitha trevat shqiptare, ta udheheqe Xhubleta.

Xhubleta nuk është thjesht një veshje, por një vlerë 4000 vjecare e trashëgimisë shpirtërore shqiptare, e njohur nga UNESCO si simbol i reziliencës dhe identitetit tonë ndër shekuj.

Nen flamurin e Shqiperise parakaloi me veshjen e grave te jugut Konsullja e Pergjithshme e Republikes se Shqiperise ne Mynih. Krah flamurit te Kosoves parakaloi Konsulli i Pergjithshem i Republikes se Kosoves.

Parada perfshiu rruget kryesore te qytetit, nje parakalim prej 7 km, qe ndiqet nga rreth 6 milion vizitore, te mberritur nga te gjitha shtetet e botes, si dhe mijera shikues ne transmetimet live televizive.

Falenderime te perzemerta Shoqates Iliria, dhe te gjithe te rinjve e te rejave që mbajtën me dinjitet të veshura pasurite tona kombëtare.

2 Komente

  1. K
    Ku është Shqipëria

    Nuk janë të gjithë Shqipërisë. Janë vetëm të Kosovës.

    Përgjigjjuni
    1. X
      Xha Jaho

      BRAVO ! Po na i bojne brekushet (myslimute) dhe plisat e Kosoves (ne stadium) krejt Shqipetare te Shqiperise ! Asgje shqipetare nga keto manifestime.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje