VIDEO/ Apostrof, Episodi 2: Poezia dhe sfidat e saj në ditët tona

26 Janar 2025, 16:55Kulturë TEMA
VIDEO/ Apostrof, Episodi 2: Poezia dhe sfidat e saj në ditët tona

Në episodin e ri të podcast-it Apostrof nga Bjorn Runa, i ftuar është poeti, shkrimtari dhe publicisti Preç Zogaj. Biseda fokusohet në librin e tij të fundit, "Në çdo pasqyrë na sheh mëkati", një antologji që përmbledh katër dekada të krijimtarisë së tij poetike.

Zogaj ndan mendimet e tij mbi sfidat me të cilat përballet poezia në kohën tonë, veçanërisht në një botë të zhurmshme dhe të nxituar. Ai diskuton edhe në lidhje me tematikat që nuk trajtohen sa duhet në poezinë bashkëkohore shqiptare, ndërsa thekson rëndësinë e adresimit të problemeve sociale përmes artit. Sipas tij, poezia ka fuqinë të reflektojë realitetin në mënyrë më të ndjeshme dhe të thellë sesa mediumet e tjera.

Një pjesë e rëndësishme e bisedës i kushtohet rolit të poezisë si mjet rezistence dhe ndryshimi. Zogaj thekson se poezia nuk duhet të largohet nga problemet e kohës, por të bëhet një zë që i përqafon dhe i kthen ato në pjesë të dialogut publik.