Performanca e mahnitshme e Alicia Keys duke luajtur në dy piano njëkohësisht

25 Janar 2025, 19:08Kulturë TEMA
Performanca e mahnitshme e Alicia Keys duke luajtur në dy piano

Alicia Augello Cook e njohur profesionalisht si Alicia Keys, është një këngëtare, kompozitore, pianiste dhe aktore amerikane. Ajo sot feston ditëlindjen e saj të 42-të.

Këngëtarja e famshme Alicia Keys pati dhuruar një performancë të jashtëzakonshme në Grammy më 2019, të cilën sot po e sjellim në vëmendje.

Krahas kësaj, ajo pati moderuar mbrëmjen e edicionit të 61-të të ceremonisë Grammy Awards, duke u bërë gruaja e parë që e udhëheqë Grammy-n.

Ajo për 15 herë radhazi ka fituar çmime Grammy, ndërsa ka mahnitur publikun duke kënduar këngë të dekadave të ndryshme, përfshirë atë të Lauryn Hill’s “Doo Wop (That Thing)”, të Roberta Flack’s “Killing Me Softly With His Song” dhe të Kings of Leon’s “Use Somebody.”

Ajo që e bëri edhe më interesante performancën e saj ishte fakti që jo vetëm këndoi, por njëkohësisht luajti edhe në piano, madje në dy njëkohësisht. A.K./TemA

2 Komente

  1. t
    tartarini

    Kjo nuk me sh se dy kenge qe i njihen ....kaq e famshme eshte ..!!! Sa per te lozur ne dy pjane edhe femijet e bejne ate qe kane eksperiencen ne kete vegel mos jepni budallalleqe se shqipetaret nek jetojne ne pyll dhe te hane cdo krude qe u hidhet....

    Përgjigjjuni
    1. C
      Cudia

      Hahaha... me lot!!! Të lumtë tartarini për komentin.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje