VIDEO/ Preç Zogaj: Poetët që më kanë ndryshuar konceptet mbi poezinë

25 Janar 2025, 16:52Kulturë TEMA
VIDEO/ Preç Zogaj: Poetët që më kanë ndryshuar

Gjatë bisedës në episodin e dytë të podcast-it “Apostrof”, Preç Zogaj ndan ndikimet më të mëdha në krijimtarinë e tij poetike, duke përmendur poetët që i kanë ndryshuar mënyrën e të menduarit mbi poezinë. Ndër ta, ai veçon Walt Whitman-in, prej të cilit thotë se ka mësuar dinjitetin e poezisë, ndërsa u shpreh se Jorge Luis Borges-i mbetet poeti i zemrës për të.

“Unë kam tre-katër poetë nëpër të cilët ka kaluar ky lloj takimi im. I pari ka qenë Walt Whitman-i dhe ai më ka ndryshuar konceptin për poezinë që në rininë time… Ai më ka mësuar dinjitetin e poezisë. Pastaj, një poet që më ka ndikuar shumë edhe më ka ndihmuar shumë edhe për një lloj pajtimi me ekzistencën dhe me botën është Pablo Neruda. I treti është Fernando Pessoa dhe i katërti, Borges-i. Ai është më i afërt se të tjerët, por i katërti në radhën e zbulimeve të mia, që më ka ndihmuar shumë për të shkuar më larg në konceptimin se ç’është poezia.”