VIDEO/ Kur Mithat Frashëri dhe Karl Gurakuqi donin të hapnin universitet amerikan në Shqipëri?

29 Gusht 2025, 17:25Kulturë TEMA
VIDEO/ Kur Mithat Frashëri dhe Karl Gurakuqi donin të hapnin

Në fillim të vitit 1922, Shqipëria e sapodalë nga Lufta e Parë Botërore dhe ende e brishtë në konsolidimin e shtetit, u bë skenë e një nisme të pazakontë: përpjekja për hapjen e një Universiteti Amerikan, nën kujdesin e misionit metodist. Kjo përpjekje ndodhte madje para hapjes së Legatës Amerikane në Tiranë dhe para njohjes de facto të shtetit shqiptar nga SHBA në korrik 1922.

Në këtë proces, spikasin dy figura shqiptare: Karl Gurakuqi, sekretar i përgjithshëm i Atdheut dhe një prej intelektualëve të shquar të kohës, si dhe Mithat Frashëri, diplomat, politikan dhe shkrimtar, i cili luajti rol të drejtpërdrejtë në komunikimin mes qeverisë shqiptare dhe përfaqësuesve amerikanë.

 

Lini një Përgjigje