Ditën e djeshme në qytetin verior të Shkodrës Saimir Pirgu, tenori i njohur mbajti një koncert gala.
Koncerti u mbajt në Shirokë, pranë bregut të Liqenit të Shkodrës me shoqërues korin e fëmijëve të “Qendrës Kulturore Kujtim Alija”.
Koncerti i Saimir Pirgut u sponsorizua nga Bashkia e Shkodrës dhe i pranishëm në event ishte dhe kryebashkiaku Benet Beci.
Mbrëmja gala ishte e këndshme për të gjithë pjesëmarrësit. “Shiroka sonte magjike, me koncertin e tenorit Saimir Pirgu.”- shkroi në rrjetet sociale kryetari Beci. A.K./TemA
Lini një Përgjigje