VIDEO/ Selami Zalli rrëfen barbarinë: “Të arratisurit në kufi gjatë diktaturës vriteshin për shpërblime”

18 Shtator 2024, 19:21Kulturë TEMA
VIDEO/ Selami Zalli rrëfen barbarinë: “Të arratisurit

Gushtin e kaluar Autoriteti i Dosjeve mbajti si shpeshherë dhe për fatin tonë të mirë një aktivitet në përkujtim të të rënëve në kufi.

I mbajtur me 28 Gusht në qendrën kulturore “Lasgush Poradeci” aktiviteti kishte trajtën e një konference apo simpoziumi ku u mbajtën referate dhe kumtesa të cilat do të sillnin më vonë dhe diskutime në sallë.

Një nga këto diskutime ishte dhe prurja e Z.Selami Zalli, Drejtori i Drejtorisë së informacionit në Autoritetin e Dosjeve,  i cili rrëfeu me mënyrën e tij dhe duke u mallëngjyer pak për zbulimet e tij në lidhje me vrasjet në kufi.

Ai rrëfeu në një mënyrë surprizuese për të gjithë se oficerët e policisë apo dhe Sigurimi merrnin grada dhe honorare për njerëzit e pafajshëm që vrisnin në kufi.

Kjo ishte dhe mënyra e tyre për të fituar bukën e gojës. Po ta llogarisim këtë barbari me kutin e ditëve të sotme do të thoshim se vrasja e të persekutuarve e të arratisurve ishte njëfarë gjuetie për sport dhe shpërblime, nga ato që bëjnë të pasurit me dhelprën e kuqe.

“Kam gjetur një intervistë marrë nga gazetari Fatos Veliu e dhënë nga ish oficer i kufirit I dhënë nga Ihabi Muho…lexova gjëra që edhe mua që kam kontakt me to më dukeshin të pabesueshme dhe midis të tjerave edhe gazetari fillon e dyshon…apo i zmadhon gjërat”- tha Z.Selami Zalli mes të tjerave. A.K./TemA

4 Komente

  1. D
    Dardani i Ri

    Gazeta Thema, vazhdo me përralla nga e kaluara komuniste. 90 përqind që shkruhet dhe thuhet, për të kaluarën komuniste, duhen menduar shpifje, gënjeshtra dhe përralla. Si ore nuk shkruajte, në asnjë rast të vetëm, për djemtë e nënave shqiptare të cilët, u vranë nga bandat, kriminelët e kombit tonë gjatë kohës së diktaturës komuniste? Po ata, a nuk ishin njerëz, shqiptarë, bijë nënash?

    Përgjigjjuni
    1. B
      Basha nga Luzi!

      Te gjithe qenefet qe ishin kufitar ne kohen e Hoxhes,me ardhjen e Sali Halese u bene shefa komisariatesh i ke me emra e mbiemra dhe ku kane sherbyer.shefa rendi,krimesh,shefa kuadri etj.

      Përgjigjjuni
      1. F
        Falenderim per z. S. Zalli per nderimin e te vrare

        Respekt per z. Selami Zalli ne rradhe te pare , qe kujton me Respekt ish te vraret ne kufijnte gjate kohes te Dikatures te eger komuniste.....ku me mbrapa pasardhesi i tije qe erdhi me dhune ne pushtet , Ai penecilina ne kohen e ketij komunisti fanatik i Mjekuar si Skizofren nga MJeki Ylbi dhe Mjeku Nestor.... ku u vrane me teper se sa ishin vrare ne kufijnte gajte 50 viteve.. Ju lutem ne kete Teme qe i nderuari z. Selam Zalli shkruan nuk ka vend per kritika per ish te ndjeret e vrare... z. selam Zalli Zoti ju ndimofte per kujtimin qe ju ben ish te vrareve ne kufi.. Respekt nga Gjermania..B.k.

          Lini një Përgjigje