VIDEO+FOTO: Viti "Maks Velo"/ Firmoset marrëveshja mes QKLL, Autoritetit të Dosjeve dhe Bibliotekës Kombëtare në Muzeun e Kujtesës

4 Shkurt 2025, 14:05Kulturë TEMA
VIDEO+FOTO: Viti "Maks Velo"/ Firmoset marrëveshja mes QKLL,

Ky vit, përkatësisht 2025 do të jetë viti Maks Velo. Lajmi ishte shpallur dhe më parë nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit por sot u firmos marrëveshja.

Përkatësisht mes tre institucioneve “Bibliotekës Kombëtare”, “Autoritetit për hapjen e dosjeve” dhe QKLL. E pranishme ishte dhe Etleva Domi.

Të pranishëm në takimin që u mbajt te Muzeu i Kujtesës përballë Katedrales  Ortodokse ishin drejtoresha e QKLL Alda Bardhyli, drejtori i bibliotekës Piro Misha, drejtorja e AIDSSH Genta Sula dhe profesori i arteve të bukura në Akademinë e Arteve, Ardian Isufi.

Ato mbajtën fjalimet përkatëse të rastit për jetën dhe veprën disidente të Maks Velos ndërkohë që pjesa më interesante nga takimi ishte prezantimi me videoart nga Ardian Isufi ku shihet një vizitë e Maks Velos te instalacioni “çmendinë” me fytyrën kallkan të Enver Hoxhës.

Prezent në takim ishin dhe figura të kulturës shqiptare si Liridon Mulaj dhe Mimoza Ahmeti. A.K./TemA