Rreth 100 të ftuar nga Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Franca, Italia dhe më gjerë, janë mbledhur në Tiranë për një program të gjallë që ndërthur shfaqje teatrale, diskutime në panel dhe mundësi për dramaturgë dhe artistë.
Me 10 shfaqje nga Shqipëria e Kosova, kjo vitrinë synon të pasurojë dialogun kulturor dhe të nxisë lidhje të reja mes profesionistëve të teatrit.
“Kamarja e turpit”, vepra e famshme e Ismail Kadare, u shfaq mbrëmjen e djeshme, e dramatizuar nga Doruntina Basha me regji të Kushtrim Koliqit. Aktorët ofruan një performancë fantastike para publikut që kishte mbushur sallën.
Ekspozita e Teatrit Kosovë-Shqipëri është një një festë e gjallë e krijimtarisë, unitetit dhe pasurisë kulturore, duke pasqyruar historitë dhe aspiratat e përbashkëta të rajonit. A.K./TemA
Me perkthyes te gjuhes shqipe apo me sous-titres ? ..... pasi asnje fjale nuk i kuptohet ne shqip