Sipas burimeve më të sakta historike, Shakespeare u pagëzua më 26 prill 1564. Sipas traditës së kohës, foshnjat pagëzoheshin kur ishin tri ditësh, që do të thotë se ai lindi ndoshta më 23 prill. Megjithatë, duke qenë se William lindi atëherë kur përdorej kalendari i vjetër i Julianit, data 23 prill mund t’i përkojë 3 majit sipas Kalendarit Gregorian. Me fjalë të tjera, ai ishte i shenjës së Demit.
Ai vinte nga një familje e madhe dhe kishte 7 vëllezër e motra. Megjithatë, më i njohuri ndër të afërmit e tij ishte një kushëri i dytë nga e ëma, me emrin William Arden. Ai u bë i famshëm sepse u arrestua për komplot kundër Mbretëreshës Elisabeta I, u burgos në Kullën e Londrës dhe më pas u ekzekutua.
Shumëkush nuk e di që përveçse ka shkruar disa prej dramave më legjendare në histori, Shakespeare ishte dhe aktor, ai ka luajtur në shumë prej tyre.
Me sa duket, vetëvrasja nuk ka qenë tabu për shkrimtarin e famshëm, duke qenë se ndodh plot 13 herë në veprat e tij. më e famshja, sigurisht që është ajo e Romeos dhe Zhuljetës.
Teoritë konspirative thonë se William Shakespeare nuk ka qenë autori i vërtetë i veprave të tij, megjithatë, të gjithë studiuesit thonë se gjithë dokumentat dhe dëshmitë e kohës nuk të shpien tek ndonjë kandidat tjetër, si autor i këtyre veprave.
Ai ishte një fans i madh i Homerit, babai i poemave epike, dhe admironte gjithashtu veprën e Chaucerit, madje, ai ka përdorur shumë prej poemave të Chaucerit si burime për veprat e tij.
Gjatë jetës së tij si shkrimtar, Shakespeare shkroi të paktën 37 vepra, 154 soneta dhe një numër poemash të tjera. Shumë historianë mendojnë se ka disa “vepra të humbura” që ai i shkroi, apo për të cilat bashkëpunoi me të tjerë shkrimtarë.
Edhe pse katolicizmi ishte rreptësisht i ndaluar në kohën e tij, ky i fundit ishte një katolik i devotshëm.
Shakespeare vdiq në moshën 52 vjeç në vitin 1616. Në gurin e varrit që iu vendos në fillim, ishte i skalitur ai që mbante një çantë me drithë, por në Stratford e zëvendësuan çantën me një pendë në vitin 1747./bota.al
—————
Lini një Përgjigje