Në kodrat e Bishçukasit në Divjakë po kryhen gërmime arkeologjike që konsiderohen ndër më të rëndësishmet për periudhën ilire.
Punimet zhvillohen prej disa javësh nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore në bashkëpunim me Departamentin e Arkeologjisë në Universitetin e Tiranës dhe Muzeun Historik të Lushnjës.
Këto janë gërmimet e para në këtë zonë dhe deri tani janë zbuluar një bazilikë, disa monedha të hershme, një kolonë graniti dhe mbetje skeletesh, që mendohet t’u përkasin periudhave të ndryshme, nga helenistike te mesjeta e vonë.
“Është një bashkëpunim shumë i madh për të nxjerrë një gjë të bukur në dritë,” thotë Regiana Hidi, përgjegjëse e sektorit arkeologjik.
Sipas specialistëve, zbulimi nisi pas informacioneve nga banorët, të cilët gjatë punës në tokat bujqësore kishin hasur objekte me vlerë historike, që iu dorëzuan muzeut të Lushnjës.
“Fati i ndihmon gjithmonë guximtarët. Aty ka dalë një strukturë dhe një kolonë e vjetër. Shpresojmë që me vazhdimin e punimeve do të mësojmë më shumë se çfarë strukture është: objekt kulti apo ndonjë ndërtesë e hershme. Do të jenë të dhënat arkeologjike ato që do ta tregojnë,” sqaron arkeologu Dr. Niko Ferro.
Në gërmime janë të përfshirë edhe studentë të arkeologjisë, të cilët përmes praktikës dokumentojnë historinë në terren.
“Eksperienca ime si studente është shumë frytdhënëse, pasi vëmë në praktikë të gjithë informacionin që e kemi marrë teorikisht në shkollë,” shprehet studentja e Arkeologjisë, Xhesika Buraku.
Gërmimet janë ndarë në dy sondazhe dhe zona e “Shën Gjergjit” shihet si një prej pikave më të rëndësishme për zbulime arkeologjike në vend.
/RTSH/
Po ju thoni ilire,pastaj si pa qef thoni periudha helenistike.Ndajeni mendjen cfare eshte?Po ndonje shkrim,germa ,simbole,varre ilire u gjet gje mor aman?Apo si puna e atij perkthimi te shkrimit ne zonen e Vlores qe gati se perkthyen si moto :”Ha pi,rri,q..” Jeni shume por shume te leshte me falni te lashte
ATY JETOJNE ORTHODHOKS ,,DOMOSDO GREKE DO GJESH ,,SE KAURI ,,GREQISHT SHKRUANTE ,,1700 VJET ,,