Ditën e sotme është zhvilluar dhe gjysmë finalja e dytë e festivalit më të madh të muzikës në Europë, Eurovision.
Ngjarja, ndër më të mëdhatë e muzikës u mbajt në Basel të Zvicrës dhe u mbajt që nga ora 21:00.
Hazel bruger dhe Sandra Stadter ishin dy prej prezantuesve të Eurovizionit, njëra nga ato komediane.
Në publik kishte pjesëmarrje të larmishme me fansa nga plot 83 vende të ndryshme anëkënd globit e Evropës.
Në këtë mbrëmje morën pjesë Australia, Mali i Zi, Irlanda, Letonia, Armenia, Austria, Greqia, Lituania, Malta, Gjeorgjia, Danimarka, Çekia, Luksemburgu, Izraeli, Serbia, Finlanda.
Natën e çeli Australia me "Milkshake Man".
Kënga e dytë ishte e Malit të Zi "Dobrodosli".
Emi Kristiansen përfaqësoi Irlandën me historinë e qenit të parë në hapësirë, Laika. Kënga u titullua "Laika party", këngë kjo që nuk u pranua nga Norvegjia më herët.
Letonia u përfaqësua nga një grup prej 6 vajzat që u mbështetën në zakonin e Letonisë, "Bur man lajmi" ishte kënga e tyre, e katërta në radhë.
Park përfaqësoi Armeninë, u kthye në Armeni nga Rusia dhe pati karrierë të sukseshmë. "The Survivor" ishte kënga e tij me 10 bashkëshkrues.
Jay Jay për Austrinë me origjinë nga Filipinet me këngën "Wasted Love" përshkroi dashurinë e njëanshme për performancën e gjashtë.
Remember Monday ishte grupi që përfaqësoi Mbretërinë e Bashkuar me këngën "What the hell just happened". Emri i grupit i kushtohet ditëve të shkollës ku vajzat e grupi mblidheshin dhe këndonin bashkë.
Greqia u përfaqësua nga Klavdia, "Asteromata" ishte kënga flet për ndarja, kënga bën bashkë njerëzit nga kënga që ka rrënjë te muzika tradicionale greke.
Lituania u prezantua nga Katarsis, grup rroku alternativ me këngën Tavo akys (sytë e tu).
Këngëtaja nga Malta Mariana Conte me "Serving" ishte kënga e 10. Këngëtarja shumë karizmatike është me origjinë gjysmë italiane.
Gjeorgjia me Miriam Shegelia 23 vjeç që kishte qenë dhe aktiviste politike dhe ka studiuar në konservator. Ajo këndon për lirinë dhe "aromën e barit", Freedom titullohej kënga e 11 të.
Bonsoir la France! Louane Pechat me këngën "Maman" që i dedikohet të ëmës që kishte ëndërr të shihte të bijën në Eurovizion qe kënga e 12- të që kaloi direkt pa votim në finale bashkë me atë britanike.
Danimarka me këngëtaren 30 vjeçare Sizald erdhi me këngën "Hallucination".
Më pas Çekia me "Kiss Kiss goodbye" nga Adonis i cili eksploron luftën për qartësi emocionale në një marrëdhënie dashurore në kushtet e humbjes.
Luksemburgu e ndoqi më pas me këngën "La poupee monte le son" e Laura Thorn që do t'i japë zë vajzave e grave të reja që të mos trajtohen si kukulla.
Izraeli me "New day will rise" e Yuval Raphael, 24 vjecare, këngëtare që i mbijetoi sulmit terrorist të Hamasit. Kënga i kushtohet optimizmit. Një ditë e re do të lindë! 6 persona tentuan të ndërpresin performancën duke ngatërruar politikënn me muzikën.
Gjermania me Abor dhe Tina, dyshe nga Vienna, përfaqësuan Gjermaninë, vëlla e motër me baba violinçelist. "Balle" ka kuptimin të qëllosh fort apo bësh zhurmë dhe është ky titulli i këngës.
Serbia me Mila ( e dashura) nga Princ që në fakt mban emrin e maces së Princ. Princ ka lindur shumë afër Kosovës dhe ka qenë këngëtar i grupit Sizifi.
Finlanda me Ich Komme e Erika Vikman ishte kënga e fundit u kërkua të ndryshonte pak performancën sepse ishte shumë "seksuale". "Duan të më mbulojnë"- citohet të ketë thënë ajo. Kënga u titullua "po vi".
Gjatë televotimit u ndoq një prezantim i shkurtër për Zvicrën dhe kulturën e saj. Qëllimi i tyre "ishte të ishin të saktë sa orët e tyre". Ato janë vërtet një popull i fiksuar pas kohës. Tik, tik, tik...
Më pas interpretuan katër artistë që kishin pasur peng eurovizionin kur u anulua në 2020 prej pandemisë dhe ato patën rastin të performonin mbrëmjen e sotme. Ato performuan veç e veç. Njëra nga këngët ishte "All my love" nga Destiny. Performancat nga Zvicra dhe Azerbajxhani ndezën skenën.
Më pas regjia bëri një recap të ekipeve që u kualifikuan në natën e parë.
Në finale u kualifikuan:
Lituania
Izraeli
Armenia
Danimarka
Austria
Luksemburgu
Finlanda
Letonia
Malta
Greqia
A.K./TemA
Po Shqiperia ku eshte? Sikur grupi shkodran ishte surpriza e festivalit dhe do shkonte ne finale? Apo keshtu e kane gazetat tona e bejne punen e kryer. Duket si puna e atij juetarit qe do shiste lekuren e ariut pa e vrare.