Më 15 maj 1921, lindi në Korçë Guri Madhi (1921-1988), piktor shqiptar, themelues i Akademisë së Arteve më 1960.

15 Maj 2025, 18:23Kulturë TEMA
Më 15 maj 1921, lindi në Korçë Guri Madhi (1921-1988),

Më 15 maj 1921, lindi në Korçë Guri Madhi (1921-1988), piktor shqiptar, themelues i Akademisë së Arteve më 1960. Në vitin 1976 mori titullin më të lartë artistik Piktor i Popullit.

U lind më 15 maj 1921 ne Korçë. Pas përfundimit të shkollës fillore, Guri Madhi ndoqi për dy vite shkollën e mesme italiane në Korçë, që kishte për bazë vizatimin.

Pas vitit të dytë, kjo shkollë u mbyll dhe ai u detyrua të ndërpriste shkollimin e mëtejshem dhe për nevoja familjare të fillonte punë në kinematë e qytetit te tij. Gjatë viteve të luftës (dhjetor 1939 – 4 maj 1942 ai u morr ushtar në ushtrinë italiane, në batalionin Tarabosh.

Pas kthimit nga shërbimi ushtarak në Korçë, ai vazhdon të punojë dhe njëkohësisht të ndihmojë lëvizjen antifashiste. Pas luftës filloi punë si piktor në shtepinë e kulturës dhe më pas si ndihmes-skenograf në Teatrin e Korçës, ku skenograf punonte një nga piktorët më të njohur shqiptarë të asaj periudhe Vangjush Mio.  Studimet e larta për pikturë i realizoi në Bashkimin Sovjetik.

Që nga viti 1950 ai fillon studimet në Akademinë e Arteve në Leningrad  (Shen Petersburg) ku merr Diplomën në 1956 dhe e përfundon shkollimin e lartë me rezultate të shkëlqyera. Më pas ai do të kthehej në Shqipëri, ku do të ndërmerrte postin e inspektorit pranë Ministrisë së Kulturës në Tiranë.

Ne vitin 1958 ai emërohet pedagog në Liceun Artistik Jordan Misja në Tiranë. A.K./TemA

Lini një Përgjigje