Një japonez që kaloi mbi 40 vite në burg në pritje të ekzekutimit të dënimit me vdekje, derisa u shpall i pafajshëm vitin e kaluar, u dëmshpërblye me 1,4 milionë dollarë. Shuma e kompensimit për Iwao Hakamada, 89 vjeç, përfaqëson rreth 85 dollarë për çdo ditë të dënimit të padrejtë. Ish-boksieri profesionist u dënua me vdekje në vitin 1968 për një vrasje të katërfishtë, pavarësisht se kishte pretenduar vazhdimisht se policia kishte falsifikuar provat kundër tij. Ai ishte i burgosuri që kishte kaluar më shumë kohë në pritje të ekzekutimit në të gjithë botën, derisa një test i ADN-së vërtetoi se rrobat me njolla gjaku, që u përdorën si provë kundër tij, ishin manipuluar pas ngjarjes.
Gjykata e Distriktit të Shizuokas vendosi kompensimin prej 217 milionë Yen (1,4 milionë dollarë), shuma më e madhe ndonjëherë e akorduar për një dënim të padrejtë në Japoni. Avokati i tij, Hideyo Ogawa, e quajti shumën të pamjaftueshme për të kompensuar vuajtjet e Hakamadas. Hakamada u arrestua në vitin 1966 pasi shefi i tij, gruaja e shefit dhe dy fëmijët e tyre u gjetën të vrarë me thikë në shtëpinë e tyre. Ai fillimisht e pranoi fajin, por më pas ndryshoi deklaratën, duke thënë se policia e kishte detyruar të rrëfente me dhunë dhe kërcënime.
Dy nga tre anëtarët e trupës gjykuese e shpallën fajtor, ndërsa gjykatësi që kundërshtoi vendimin dha dorëheqjen nga detyra gjashtë muaj më vonë. Pas më shumë se 50 vitesh në burg, prej të cilave 40 vite në pritje të ekzekutimit të dënimit me vdekje, prova të reja e çuan në lirimin e tij në vitin 2014, dhe një gjykim i ri e shpalli të pafajshëm vitin e kaluar. Rasti i tij nxiti kritika ndaj sistemit japonez të drejtësisë penale, ku shkalla e dënimeve arrin në 99%. Motra e tij, Hideko, tha se dekadat në burg i kishin shkaktuar atij probleme të pariparueshme mendore dhe se ai jetonte “në botën e tij”, i paaftë të kuptonte realitetin.
Fatekeqesi fatekeqesi per zoterine ne fjale apo dhe per shume njerez te tjere qe kane perjetuar si kjo Histori.....e cfare duhen milionat kure je ne pragun e fundit te jetes....... njeriu mund te jetoje thjeshte e me thjeshte... vetem te jete i lire ....
Fatekeqesi fatekeqesi per zoterine ne fjale apo dhe per shume njerez te tjere qe kane perjetuar si kjo Histori.....e cfare duhen milionat kure je ne pragun e fundit te jetes....... njeriu mund te jetoje thjeshte e me thjeshte... vetem te jete i lire ....
Ke te drejte por gjithsesi edhe largimi nga kjo bote me barren e fajesise eshte i rende. Te pakten iken si njeri i lire dhe per familjen e tij te ngushte ky eshte nje ngushellim. Sa per demshperblimin ne kushtet e ketij qyqarit, hajt mo....gjynof.
Fucking
Ata gjykatës dhe prokurorë që e dënuan duhet të varen, nqs jetojnë akoma! Botë e pistë!!
e tmershme , te te marrin jeten ne kete menyre, keta bastarde prokurore dhe gjyqtare duhet te denohen po ashtu 40 vjet si ky i mjeri, qe ta kuptojne se ç'do te thote drejtesi., i japin edhe 1.5 milion dollare , e çi duhen leket atij ne kete moshe.