A eshte SMR kenga shqiptare me SEXY e te gjitha kohrave?

9 Mars 2023, 11:39Lifestyle TEMA

A eshte SMR kenga shqiptare me SEXY e te gjitha kohrave?

Olimpia Smajlaj eshte nje kengetare te cilin e njohim qe nga shfaqjet e saja te para publike ne television si nje artiste eksperimentale ne stilin e vet, me nje vocal te fuqishem si dhe shume provokative. Se fundmi ajo ka lancuar këngën e re "SMR" (Sex Money Rock n Roll), qe ka terhequr menjehere vemendjen e degjuesve dhe fansave te saj.

Kënga është një kombinim i zhanreve të ndryshme qe ne gjuhen shqipe jane risi, si rock, pop, blues dhe fillon me nje intro shume te forte acapella te vokalit sexy te Olimpias, qe I le me pas rrugen kitarave rock.

Olimpia shfaqet si një vajze e pavarur dhe e guximshme që nuk ka frikë të shprehet për dëshirat e saj, lirite e saj dhe nxit dëgjuesit të kuptojne qe ka nje clirim ne menyren si zgjedh te shprehesh veten dhe deshirat e tua.

Teksti I shkruajtur po nga Olimpia luan me konceptin e seksit, shpirtit te rock ‘n rollit dhe moskokecarjes. I xhiruar ne nje lokacion shume te zgjedhur qe na sjell ndjesine e koncertit ne shkretetire dhe Texasit naten, Olimpia vjen me nje grup rocku vajzash ku secila eshte po aq seksi sa tjetra dhe ne role te caktuara.

Ne fakt ne Shqiperi muzika seksi, provokative qe I drejtohet deshirave, pasioneve dhe lojes mes dy personave qe terhiqen seksualisht nuk eshte eksploruar mjaftueshem dhe aq me pak nga femrat kengetare. Nuk e di sa kenge shqiptare mund te kemi te kesaj natyre dhe stili por edhe nese jane definitivisht nuk I perkasin ktij zhanri.

A po mundohet Olimpia te theje sadopak tabu qe duket akoma sjane thyer ne nje nivel artistik dhe jo vulgar? Klipi eshte sensual por asnjehere nuk kalon ne vulgaritet. A mund te themi qe kjo mund te jete kenga me seksi shqiptare pikerisht per ate qe arrin te percoje dhe pse pa shume ekspozim?

Lini një Përgjigje