A është ylli i Fast and Furious shqiptar? Rita Ora: Vin Diesel më ka treguar për ilirët! Çdokush lidhet me Shqipërinë

14 Korrik 2024, 11:19Lifestyle TEMA
A është ylli i Fast and Furious shqiptar? Rita Ora: Vin Diesel më

Artistja shqiptare Rita Ora në një intervistë të fundit për emisionin e njohur amerikan "iHeart Radio", ka ndarë disa detaje rreth karrierës së saj profesionale dhe jetës private.

Gjatë intervistës, Rita Ora ka përmendur dhe disa këngëtare të tjera shqiptare të njohura në botë si Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Ava Max, duke treguar krenari për suksesin e tyre ndërkombëtar.

33-vjeçarja gjithashtu ka treguar se di disa gjëra për historinë e shqiptarëve, veçanërisht për ilirët. Mirëpo, ajo habiti jo pak kur tha se këto informacione i ka mësuar nga aktori i "Fast and Furious", Vin Diesel.

“Di një histori ilire sepse ashtu nisi në Evropën Lindore. Këtë gjë e mësova nga Vin Diesel çuditërisht”, tha ajo.

Moderatori i emisionit reagoi menjëherë dhe e pyeti: “A është ai shqiptar?”

Rita Ora, me humor, u përgjigj: “Disi çdokush lidhet me Shqipërinë, bëj shaka. Po më tregonte që ka shumë histori, dhe se ai kishte një farë lidhje”.

Aktori i Hollywood-it, Vin Diesel, ka qenë shpesh herë i paqartë për etninë e tij. Nëna e tij ka rrënjë skoceze, ndërsa babanë biologjik nuk e ka njohur kurrë.

7 Komente

  1. S
    Spiro Terbufi

    Po e njof un ,Vini esht nga Lushnja .

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lushjari

      Jo, jo, e di unë. Elvini, që shkurt shokët e therrisnin Vin, është nga Ballshi. Meqenëse babai I Vinit punonte ne rafinerine e naftës dhe ishte gjithmonë zhul, shokët Vinit i vune nofken "zhulsi si nafta". Kur Vini I ri emigroi ne Amerikë i ngeli mbiemri "Diesel". Pyesni edhe Ritën per konfirmim.

      Përgjigjjuni
      1. p
        pjeter

        Jo e ke gabim,eshte na Guri i Gomares!!

        Përgjigjjuni
        1. T
          Taku

          Jo eshte nga feri????????

          Përgjigjjuni
        2. F
          Franz Kafka

          urime shqipo. E bete dhe kete shqiptar. Tani ngeli Dalai Lama i Tibetit qe te behet ilir shqipo. Te tjeret te gjithe shqipo.... hajde popull dangall hajde

          Përgjigjjuni
          1. N
            Niku

            Nena e tij ka qene me pushine ne Pilur nje here dhe sic thone “the rest is history”

            Përgjigjjuni
            1. Q
              Qafkuqi

              Vin nafta,nga ura vajgurore.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje