A ishte Charles Manson produkti djallëzor i programeve sekrete të CIA-s?

8 Dhjetor 2022, 10:55Lifestyle TEMA

A ishte Charles Manson produkti djallëzor i programeve sekrete të

Nga Emanuel Pietrobon

Charles Manson, sinonim i të keqes që nga viti 1969, viti i masakrës së tmerrshme të CieloDrive, dhe ngjarjeve të pashlyeshme në kujtesën e SHBA-së dhe jo vetëm. Ai vdiq në vitin 2017, por fantazma e tij e përndjek ende Amerikën.

Asnjë kriminel nuk ka ushtruar një ndikim kaq të qëndrueshëm dhe të thellë në imagjinatën kolektive të amerikanëve. Asnjë kriminel nuk e ka pasur karizmën e tij, tërheqjen magnetikepër të rinjtë problematikë dhe që të ketë nxitur aq shumë vrasje. Dhe asnjë kriminel nuk ka pasur një profil kaq atipik:seks, drogë, rok&roll, apokaliptizëm biblik, dhe ëndrra për njëluftë racore.

Për Manson dhe familjen e tij vrasëse, janë shkruar libra, filma dhe dokumentarë . Por ka ka ende shumë për të thënë. Nga pikëpamja kulturore, nuk është e tepruar të thuhet se Manson ishte një lloj AntiKrishtit, përçarja e dhunshme e së cilit e privoi Amerikën Puritane nga virgjëria e saj dhe shënoi fundin e pafajësisë së saj” siç u shpreh dikur Vincent Bugliosi, prokurori i çështjes.

Manson ishte ai që përmes vrasjeve në Tate-Labianca, shpresonte të hidhte bazat për transformimin e Amerikës nga njëqytet ungjillor në një kodër në Babiloninë kaotike. Dhe në çmendurinë e tij më se të qartë, ai mund të ketë qenë peng i një lojë shumë më të madhe se ai:Operacionit Kaos.

Historia e tmerrshme e “familjes” së tij është shumë e njohur. Ishte viti 1967, kur një i ri problematik me emrin Charles Manson, që deri në moshën 33-vjeçare kishte kaluar më shumë se gjysmën e jetës në institucione korrektuese dhe burgje, vendoset në Los Angeles në kërkim të pasurimit.

Manson besonte se kishte një dhunti, të kënduarit, dhe ajo i duket si mënyra e duhur për tëbërë një kthesë në jetën e tij. Por gjërat do të shkojnë ndryshe:pasi vdes ëndrra për tu bërë këngëtar, duke qenë se tekstet e tij dhe aftësitë e tij në të kënduar nuk tërheqin interesin e asnjë producenti me peshë, zhvendoset në shkretëtirë së bashku me disa hipi, të cilët i ka magjepsur me personalitetin e tij shumë karizmtaik.

Në vitin 1968, me mbërritjen e Manson dhe ndjekësve të tij në Spahn Ranch, një vend i largët dhe i izoluar, filloi zyrtarisht historia e familjes. Pasoi 1 vit e gjysmë krimesh të vogla dhe të neveritshme, nga vjedhjet tek vrasjet, dhe një jetë e përditshme e përbërë nga rituale orgjiastike, udhëtime psikodelike, dhe diskutime mbi ardhjen e afërt të një apokalipsi racor .

Sipas rindërtimit të fakteve nga prokurori i çështjes Vincent Bugliosi, “familja” i kreu vrasjetnë Tate-Labianca me shpresën e nxitjes së një luftë ndërracore. Tek e fundit ato vite ishin shumë të trazuara. Ku ​​Klux Klan ishte rikthyer në skenë, ndërsa për kundërpeshë në gjirin e afro-amerikanëve ishte krijuar “Black Panthers” (Panterat e  Zeza).

Por planet e çmendura të “familjes” nuk u realizuan kurrë. Siç e dimë historia shkruhet nga fitimtarët. Dhe kur flitet për gjyqet, fitues janë prokurorët. Megjithatë, e vërteta procedurale nuk përputhet gjithmonë me të vërtetën objektive.

Madje e vërteta procedurale, nuk është gjë tjetër veçse një rindërtim i besueshëm i ngjarjeve, bazuar në shpjegimin e provave të mbledhura pas ndjekjes së një piste specifike. Gjyqet mund të rihapen dhe vendimet e tyre të rishkruhen nga e para, madje edhe pas dekadash, nëse provat e mëparshme rezultojnë të papajtueshme, apo më keq akoma të rreme, nëse dalin prova të reja, dhe nëse hyjnë në lojë dëshmi vendimtare.

I tillë mund të jetë edhe rasti me familjen. Është viti 2019 kur në SHBA del një libër i ri nga gazetarët investigativë Tom ONeill dhe Dan Piepenbring. Ai titullohet Kaosi:CharlesManson, CIA dhe historia e fshehtë e viteve 1960, fryt i 20 viteve kërkime, dhe një përpjekje ambicioze për të risjellë në kontekstin e duhur disa nga ngjarjet kryesore të atyre viteve të turbullta, përfshirë krimet e familjes.

Dhe kjo një çelësi makroskopik:Luftë së Ftohtë. Sipas 2 gazetarëve, për të deshifruar misterin e familjes duhet folur për projektin famëkeq “Mkultra dhe Chaos Operation. Pra respektivisht për kontrollin e mendjes dhe mbikëqyrjes masive.

Puna 20-vjeçare e gazetarëve investigativë, hedh dritë mbi një fakt të panjohur deri në vitin 2019: Manson, si shumë të burgosur të tjerë të kohës, i nënshtrohej eksperimenteve të kushtëzimit të sjelljes. Ky zbulim, është një konfirmim i episodeve të përmendura nga vetë Manson në intervistat e dhëna për mediat gjatë jetës së tij.

Por Manson nuk ishte një kavie” njerëzore si gjithë të tjerët:ai kishte një inteligjencë mbi mesataren – një IQ 121 – ishte karizmatik, dhe nuk kishte familje apo të afërm. Tre tipare që e bënë atë kandidatin mançurian ideal, një qenie qe pasi u zhvesh tërësisht nga humanizmi, kur u lirua mund të linte gjurmë të pashlyeshme në shoqërinë e kohës, dhe ta ndihmonte qeverinë të justifikonte disa axhenda politike.

Gjaku i derdhur dhe terrori që shkaktoi në Los Angeles, e legjitimoi luftën e Shtëpisë sëBardhë kundër hipive, dhe diskreditimin e gjithë lëvizjes kundërkulturore, duke e larguar atë nga konsensusi në rritje në mesin e shumicës së amerikanëve. Gjaku dhe terroriLosAngeles, ndihmoi në vazhdimin e financimit sekret për programet e kontrollit të mendjes dhe mbikëqyrjes sociale si Mkultra, Chaos Operation etj.

Po sikur Manson, i degraduar mendërisht nga eksperimentet e paligjshme gjatë kohës që ishte në burg, të ishte shndërruar në një kandidat mançurian? Po sikur fati i tij i pazakontë gjatëgjyqeve të mos ishte i rastësishëm, në kuptimin që dikush mund ta dëshironte të lirë? Për mëtepër pse rreth Manson kishte kaq shumë njerëz të lidhur me CIA-n, një endacak mjeran? Këto janë vetëm disa nga pyetjet, jo të parëndësishme, që autorët e librit i bëjnë vetes dhe lexuesve të tyre.

Il Giornale” – Bota.al

2 Komente

  1. S
    S'jane Tema per shpqllaret injorante kto!

    No Coment

    1. Y
      Ylldije

      Edhe keta gazetare qe ngrene nje pikepyetje qe duket se ka mister, ajo se perse ka kaq shume agjente te CIA-s, eshte shume e thjeshte: ai duhej survejuar nga afer.

      Lini një Përgjigje