Energjia kursen britanikët nga pub-et

7 Dhjetor 2022, 12:00Lifestyle TEMA

Energjia kursen britanikët nga pub-et

Shumë bare dhe fabrika birre në të gjithë Britaninë e Madhe do të detyrohen të mbyllin dyert e tyre përgjithmonë, pasi do të përballen me humbje të mëdha, pas përfundimit të skemës së lehtësimit të faturave të energjisë.

Sipas një raporti të “Frontier Economics”, çmimet e energjisë që kthehen në normën e tyre të rregullt pas muajit mars, do të sjellin për prodhuesit e birrës dhe pijeve një humbje mesatarisht prej 20%.

Bizneset kanë përfituar nga skema e lehtësimit të faturave të energjisë, por mund të përballen me pasiguri pasi skema të përfundojë, në fund të marsit.

Raporti tregoi se kostot e energjisë janë kërcënimi më i madh për qëndrueshmërinë e tyre dhe “do të ishin edhe më vdekjeprurëse” kur të përfundojë skema e ndihmës.

Kjo vjen si rezultat i inflacionit të kostos në pjesë të tjera të bizneseve të tyre, duke përfshirë ushqimin dhe pijen, mallrat kryesore dhe pagat.

 

Lini një Përgjigje