Si ta kuptoni që jeni më inteligjentë nga ç'mendonit?

6 Dhjetor 2022, 14:39Lifestyle TEMA

Si ta kuptoni që jeni më inteligjentë nga ç'mendonit?

Njerëzit shpesh hezitojnë të pranojnë se nuk e dinë diçka, duke menduar se do të duken jo inteligjentë. Megjithatë, e vërteta e çështjes është se njerëzit që nuk shmangen nga të qenit vetëkritikë dhe të vetëdijshëm janë zakonisht shumë më inteligjentë.

Njerëzit e zgjuar i përqafojnë plotësisht të metat e tyre pasi kuptojnë se nuk mund të dish kurrë gjithçka; domethënë, ka gjithmonë diçka të re për të mësuar. Le të shohim disa shenja të tjera që tregojnë se jeni më të zgjuar se sa mendoni.

1. Ti di të ankohesh.

Duke u ankuar (me limite) sa herë vini re që diçka nuk shkon siç duhet në vendin e punës (ose jo), tregon që keni një nivel të lartë inteligjence emocionale. Sado të duket sikur thjesht të pëlqen të ankohesh, në fakt tregon se je i ndërgjegjshëm për çdo gjë ndodh rreth teje. E kupton ndikimin negativ që gjërat mund të kenë mbi njerëzit e tjerë, prandaj ndjen nevojën për të reaguar.

2. Flet me veten

Shkencëtarët besojnë se vijnë shumë përfitime nga bisedat me veten. Të dëgjosh veten dhe t'i thuash diçka mbrapsht ka një impakt ndryshe në tru krahasuar me ndikimin që jep të lexuarit apo të menduarit. Ata që flasin me vete konsiderohen si njerëz që marrin vendimet më të mira dhe përballojnë më mirë gjendjet e ndryshme emocionale.

3. Keni vetëkontroll.

I përballoni tundimet dhe kjo është një shenjë tjetër e inteligjencës. Aq më tepër nëse ky tipar ju karakterizon që prej adoleshencës. Studimet kanë treguar se njerëzit me vetëkontroll më të lartë, janë më të zgjuar se të tjerët. Kjo i çon në stil më të mirë dhe të shëndetshëm jete.

4. Kalon kohë me veten

S'ke frikë të jesh vetëm, madje e shijon kohën me veten dhe mendimet e tua. Nuk ke nevojë të jesh i rrethuar nga njerëzit gjithë kohës për t'u ndjerë mirë.

5. Nuk mendon kurrë që je shumë i zgjuar.

Ti je aq i zgjuar sa e di mirë që njeriu ka gjithmonë diçka për të mësuar. Njerëzit e zgjuar nuk e ndjejnë nevojën për të mbivlerësuar veten apo aftësitë e tyre. Madje, ata janë më të ndërgjegjshëm për gjëra që s'dinë sesa për çfarë zotërojnë.

6. Keni një rreth të ngushtë shokësh rreth vetes.

Njerëzit e zgjuar kanë një grup të vegjël miqsh pasi janë më të pavarur në gjërat.

7. Keni ankth

Hulumtimet në revistën Intelligence sugjerojnë që njerëzit me IQ të lartë, raportojnë më shumë diagnoza të çrregullimeve të humorit dhe ankthit. Kjo mund të jetë për shkak se njerëzit inteligjentë shpesh mendojnë më shumë se ç'duhet për gjithçka pasi përpiqen të arrijnë përsosmërinë

 

5 Komente

  1. Ælpa Classicaux

    Lë♡carnaval des animaux : 7 AQUARIUM - pour piano♧

    1. S
      Sara

      po si i behet pasi ke evidentuar e gjitha keto e ngado ku hedh syte rreth e rrotull shikon injorante e budallallenj me shumice qe bejne te mencurin?! na hapet barkun me keto lajme si per grupin e vogel te kopshtit

      1. P
        Pickaxhiu

        I kam te gjitha ja q r

        1. A
          Abdullah Palloshi

          Hahaha edhe unë kujtova se s'jam në rregull. Po qenkam shumë i zgjuar mesa duket..

          Lini një Përgjigje