Për vetëm 35 minuta performancë, reperja e famshme u pagua me çmimin marramendës

7 Dhjetor 2022, 16:27Lifestyle TEMA

Për vetëm 35 minuta performancë, reperja e famshme u pagua me

Reperja e famshme, Cardi B, ka performuar për një event privat të caktuar vetëm për disa bankierë elitarë.

Lidhur me këtë ngjarje ajo bëri një postim në “Twitter” të cilin më pas e fshiu. Këngëtarja e hitit të njohur “Bodack Yellow” shkruante:

“Unë u pagova 1 milion dollarë për të performuar në këtë event të bankierëve elitarë. Aktiviteti u mbajt për “400 persona dhe vetëm për 35 minuta. Mendohuni mirë përpara se të flisni keq për këtë njeriun që ka fituar çmimin Grammy”.

Cardi është një nga artistet më të paguara në botë dhe tashmë ka fituar një mori çmimesh gjatë karrierës së saj rep. Por reperja e ‘Up’ më parë pohoi se ishte në të vërtetë më e lumtur para se të bëhej e famshme.

Cardi e cila ka punuar si striptiste përpara se të gjente sukses në biznesin e muzikës  tha: “Një gjë pozitive është se familja ime çfarëdo gjëje që duan, marrin.

Gjithçka që dua të blej, mund ta marr, të mos shqetësohem shumë për të ardhmen time. Një gjë negative është se, edhe pse jam e lumtur, ndihem sikur isha pak më e lumtur para dy ose tre viteve kur kisha më pak para.

Kisha më pak njerëz që kishin mendime për jetën time, ndihesha se jeta ime ishte e imja. Tani ndihem sikur nuk e kam as jetën time. Ndjehem sikur bota më zotëron mua.”- u shpreh ajo.

1 Komente

  1. V
    Variçia e shtrydhur

    E ta mëndosh që paskan qënë "bankierë elitarë" dhe paskan shije muzikore jo elitarë, kjo është të vendosësh duart në kokë......

    Lini një Përgjigje